LAJMI I FUNDIT:

Limaj nga Tirana i bën ftesë opozitës që të mos kalkulojnë në vota për dialogun Kosovë- Serbi

Limaj nga Tirana i bën ftesë opozitës që të mos kalkulojnë në vota për dialogun Kosovë- Serbi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka qëndruar për vizitë zyrtare sot në shtetin shqiptarë.

Limaj i cili ditë më parë është votuar nga qeveria e Kosovës si udhëheqës i delegacionit për bisedimet Kosovë- Serbi është shoqëruar në këto takime edhe nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe zëvendëskryeministri, Dardan Gashi.

Temë qendrore e këtyre takimeve, sipas Limajt, ka qenë dialogu Kosovë-Serbi. Limaj ka falënderuar shtetin shqiptarë për mbështetjen e vazhdueshme që shteti shqiptarë i ka dhënë Kosovës.


“Në këto takime përçuam mesazhin se të gjithë duhet të jemi bashkë dhe se dialogu me Serbinë nuk është çështje me të cilën kalkulohet në vota”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

Më tutje, Limaj ka thënë se në dialogun Kosovë- Serbi, Kosova udhëhiqet nga deklarata e pavarësisë, nga Kushtetuta e vendit si dhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Postimi i plotë i Limajt:

Shteti shqiptar e ka ndihmuar dhe mbështetur Kosovën gjithmonë në mënyre vëllazërore dhe kjo mbështetje na u ofrua edhe sot nga drejtuesit e shtetit shqiptar dhe partitë politike në Shqipëri. Në takime të ndara sot takuam presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramos Ruçi, ish-presidentët Sali Berisha e Rexhep Mejdani si dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Temë qendrore e këtyre takimeve ishte faza finale e dialogut Kosovë-Serbi. Ishte konstatim i përbashkët që Kosova duhet të hyjë në këtë proces sa më e përgatitur dhe unike para fillimit të kësaj faze të rëndësishme për vendin. Në këto takime përçuam mesazhin se të gjithë duhet të jemi bashkë dhe se dialogu me Serbinë nuk është çështje me të cilën kalkulohet në vota.

Në dialogun Kosovë-Serbi ne udhëhiqemi nga deklarata e pavarësisë, nga Kushtetuta e vendit si dhe nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Sa i përket fazës finale me Serbinë, Kosova hyn në këtë fazë me objektiva të qarta; arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila nënkupton njohjen e Kosovës si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Pas trazirave në veri, Gjermania ua lejon ushtarëve të vet në KFOR përdorimin e gazit lotsjellës

Siguri
Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Fetoshi nga

Fetoshi nga "Octopus": Mesazhet e Ruttes rikonfirmojnë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për paqe në Kosovë

Lajme
Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Sekretari i NATO-s: Përparimi në dialogun Kosovë-Serbi kërkon fleksibilitet dhe vendime të vështira

Lajme
Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Kurti, Rutte-s: Serbia me ndihmën e Rusisë, ka ndërhyrë në procesin zgjedhor të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori