LAJMI I FUNDIT:

Limaj në ditën e Evropës kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Limaj në ditën e Evropës kërkon heqjen e vizave për Kosovën

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar për 9 Majin-Ditën e Evropës. Ai tha se sot është dita e Evropës që synojmë, Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës që sot po lufton me Covid-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.

“Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë̈ që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan. E ardhmja jonë është̈ Evropa dhe perspektiva evropiane”, ka shkruar Limaj në rrjetin social në Facebook.

Postimi i plotë i Limajt:


“Urime 9 Maji – Dita e Evropës!

Kjo e shtunë është Dita e Evropës, të cilën ne po e synojmë dhe e duam! Evropës në ditët e saj më të mira dhe Evropës së sotme në luftë me COVID-19, që po tregon se forca e saj qëndron në solidaritet.

Sot, në Ditën e Evropës, shpresojmë që sa më parë Bashkimi Evropian të reflektoj rreth Kosovës, vendit më proevropian, që familja evropiane padrejtësisht po ia frenon të drejtën e qytetarëve të saj për të lëvizur pa viza nëpër Evropën që duan.

E ardhmja jonë është Evropa dhe perspektiva evropiane.

Mirënjohje themeluesve të BE-së dhe gjithë atyre që u përkushtuan në zhvillimin e projektit të paqes dhe prosperitetit, që eliminoi konfliktet dhe luftërat. Urime!”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori