Qeveria e re e Kosovës e ka marrë me seriozitet jetësimin e marrëdhënieve ekonomike të nisura nga dy Qeveritë e kaluara të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Emërimi i zëvendëskryeministrit të Kosovës Fatmir Limaj, si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike tregon interesimin që ka shteti i Kosovës karshi marrëdhënieve me shtetin amë. Kështu tha Limaj në një intervistë për KosovaPress tha se deri në fund të vitit pritet të arrihen marrëveshje konkrete të çështjes së doganave , eliminimin i procedurave burokratike dhe lëvizja e lirë e qytetarëve, e cila do të funksionalizohet për gjithë kohën jo vetëm gjatë sezonës verore.
“Ne vlerësojmë që një thellim i bashkëpunimit me shtetin shqiptar është shumë në interes të Republikës së Kosovës , duke i respektuar interesat e biznesit dhe ndërmarrjeve në Kosovë gjithashtu. Ne vlerësojmë se ka hapësirë dhe mundësi bashkëpunimi në shumë plane me Qeverinë shqiptare. Vlerësojmë se deri më tani krejt çka është bërë po besojmë që ka ende shumë më shumë mundësi që të thellohet ky bashkëpunim. Ngecjet që kanë mbetur në implementimin e marrëveshjeve duhet të fokusohen dhe të zgjidhen . Vet emërimi im ose , koordinimi i kësaj tregon që Qeveria e Kosovës po i kushton prioritet të veçantë marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha Limaj.
Limaj ka treguar se me t’i marr përgjegjësitë menjëherë ka marrë masa duke i angazhuar dikasteret përkatëse të përgatisin marrëveshjet e reja në fusha të ndryshme.
“Ne me 27 nëntor ne do të kemi mbledhjen e përbashkët mes dy Qeverive tona. Ideja jonë është me shtua dhe me rritë dinamikën e bashkëpunimit . Dhe ne duam të kemi një fokus tjetër t’i listojmë gjërat . 1, 2,3 4, jo thjesht të hapen mundësitë, por një punë që fillohet të përfundohet deri në fund. Dhe mos të kemi telashe, mos t’i kthehemi edhe një herë një çështje të tillë. Besoj që deri në fund të vitit ne do t’i kemi 2-3 gjëra konkrete të bashkëpunimit të filluara më herët. Një nga ato që unë mund të them sot është që jemi thuajse gati duke i përmbyllur bisedimet në çështjen e doganave”, tha Limaj.
Ai ka premtuar se do të punojë në një afat sa më të shkurtër të krijohen lehtësira për shkëmbimet tregtare Kosovë- Shqipëri.
“Ne duam që të ketë deri në maksimum lehtësira të transportimit të marrëdhënieve ekonomike dhe eksportimit të mallrave Kosovë-Shqipëri , eliminimin e gjitha atyre barriera burokratike. Pengesave të cilat i shkaktojnë telashe dhe maltretime qoftë prodhuesve të Kosovës, qoftë të Shqipërisë , dhe eliminimi i këtyre pengesave do të shtonte dhe të stimulonte eksportin apo bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. Unë besoj që deri në fund të vitit këto pengesa do të hiqen. Jemi duke e trajtuar çështjen e doganës së Kosovës , një pjesë të doganës së Kosovës që të vendoset në portin e Durrësit e kemi miratimin e plotë nga pala shqiptare në këtë çështje”, tha zëvendëskryeministri Limaj.
Ndërsa tek çështja e doganave , Limaj tha se tashmë Qeveria ka angazhuar ekspertë të doganës dhe të Ministrisë së Financave të cilët janë duke e trajtuar edhe detajet për përgatitje të infrastrukturës legale dhe fizike që doganierët nga Kosova të dislokohen në portin e Durrësit . E po ashtu pret që edhe çështja e lëvizjes së lirë të lehtësohet për të dy palët.
“Ekspertët tanë të doganës dhe të Ministrisë së Financave janë duke e trajtuar edhe detajet, përgatitja e infrastrukturës legale dhe fizike që doganierët nga Kosova të dislokohen ose një pjesë e doganës së Kosovës të dislokohet në portin e Durrësit . Gjithashtu jemi duke diskutuar edhe çështjen e problemet doganore në pikat kufitare në Vërmicë, Morinë dhe gjitha ato pika që na lidhin me shtetin shqiptar”, tha Limaj.
Ndërsa për çështja e njohjes së diplomave nga të dy anët , Limaj tha se do të zgjidhen. Pasi sipas tij tashmë dy ministrat e Kosovës , ai i Financave dhe Arsimit do të kenë kontakte të drejtpërdrejta për këto çështje me homologët e tyre atje.
Ndërsa në lidhje me interkonjeksionin, Limaj tha se nuk problemi nuk është më me Shqipërinë, por që me ndihmën e miqve ndërkombëtarë edhe kjo çështje do të zgjidhjet. Ndryshe, më 27 nëntor pritet të mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive asaj e Kosovës dhe e Shqipërisë, e cila do të mbahet në qytetin e Korçës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë