LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kjo që ka ndodhur sot është përndjekje politike ndaj luftëtarëve të UÇK-së

Limaj: Kjo që ka ndodhur sot është përndjekje politike ndaj luftëtarëve të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjet çdo procesi gjyqësor.

Limaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë së kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë.

“Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe”, ka shkruar Limaj.


Postimi i plotë i Limajt:

“Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i ka ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjet çdo procesi gjyqësor.

Kjo që ka ndodhur sot nuk ka të bëjë asgjë më drejtësinë, ashtu siç nuk ka pasur lidhje me drejtësi i gjithë ky proces, që nga dita kur është iniciuar dhe votuar kjo gjykatë.

Zyra e Prokurorit Special të Dhomave të Specializuara me deklaratën e sotme të motivuar politikisht shkeli rregulloren dhe ligjin me të cilin funksionon kjo gjykatë dhe kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë për të prishur përpjekjet për paqe.

Me vet mënyrën se si kjo zyrë e publikoi këtë aktakuzë të pakonfirmuar, tregon qartë se këtu kemi të bëjmë me ndjekje politike ndaj luftëtarëve të UÇK-së.

Dëshmia më e mirë për këtë është deklarata e sotme në kundërshtim të plotë me ligjin”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori