LAJMI I FUNDIT:

Limaj çmon gatishmërinë e Thaçit për t’iu përgjigjur ftesës së Speciales për intervistim

Limaj çmon gatishmërinë e Thaçit për t’iu përgjigjur ftesës së Speciales për intervistim

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale për presidentin Hashim Thaçi.

Kreu i Nismës ka shkruar në Facebook, se çmon gatishmërinë e presidentit për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.

Limaj thotë se është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.


Postimi i Limajt:

“Çmoj gatishmërinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim. Kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë.

Presidenti Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Hagës për t’u intervistuar si i ftuar nga Prokuroria Speciale, ftesë e cila vjen pak kohë pasi kjo e fundit ka publikuar propozim-aktakuzën për kinse krime lufte”, ka shkruar Limaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se të hënën do të udhëtojë drejt Hagës për t’u intervistuar si i ftuar nga Prokuroria Speciale.

Thaçi, në një postim në Facebook, ka shkruar se bashkëluftëtarët e tij dhe ai do të përballen me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori