LAJMI I FUNDIT:

Lil Wayne ka tentuar të vetëvritet në moshën 12-vjeçare për shkak të problemeve me shëndetin mendor

Lil Wayne ka tentuar të vetëvritet në moshën 12-vjeçare për shkak të problemeve me shëndetin mendor

Lil Wayne ka folur hapur për betejat e tij me shëndetin mendor dhe momentin në jetë që e bëri të kuptojë se kjo ishte një çështje që ai po luftonte brenda vetes.

Tani, reperi ka dhënë detaje specifike mbi një tentativë vetëvrasjeje kur ishte 12 vjeç.

Gjatë një interviste të fundit, që u shfaq premierë në YouTube të dielën (15 gusht), Wayne foli për momentin që donte t’i jepte fund jetës së tij.


Lil tha se fillimisht e kishte vënë re që shëndeti i tij mendor u bë i paqëndrueshëm rreth moshës 10-vjeçare dhe përfundimisht sëmundja kishte përparuar tek idetë për vetëvrasje.

Por, pikën kritike e pësoi pas një situate të trazuar me të ëmën, kur ajo i nënvlerësoi ambiciet e tij për t’u bërë reper dhe e kërcënoi se do ta shkatërronte një dosje me materialet e tij muzikore.

Ai e shpjegoi gjithë procesin e tentim vrasjes duke treguar se fillimisht e kishte telefonuar policinë, pastaj e kishte marrë armën e së ëmës dhe kishte shtënë mbi gjoksin e tij. I njëjti kishte humbur vetëm ndjenjat dhe më pas u zgjua nga zhurmat e policëve që po trokisnin në derën e dhomës së nënës së tij.

Lil Wayne (Foto: Instagram)

Wayne ia dha meritat një polici të njohur me nofkën Uncle Bob, që ia kishte shpëtuar jetën duke kujtuar se si ai i kishte thënë vazhdimisht, “Nuk të lë të vdesësh”.

Ylli i hip hop-it më tej diskutoi rreth ndikimit të famës në shëndetin mendor, duke thënë se gjatë turneve të tij muzikor, pas çdo koncerti, luftonte me ndjenjën e vetmisë, duke pyetur veten nëse njerëzit përreth tij gjendeshin aty vetëm për të përfituar nga fama e reperit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Sfida e mos-reagimit, në shtëpinë e BBVA lëshohen kënga dhe intervista e Jozit për Loredanën - bëhen virale momentet e banorëve

Magazina
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Bëhet virale videoja e Gjestit duke i dhënë instruksione berberit të huaj me gjestikulacione para spektaklit 'Prime'

Magazina
Kalo në kategori