LAJMI I FUNDIT:

Ligjet e tmerrshme kundër grave që ende ekzistojnë në botë

Ligjet e tmerrshme kundër grave që ende ekzistojnë në botë

Njerëzit kanë qenë duke luftuar për barazi gjinore qe një kohë shumë të gjatë. Në Indi, qeveria është duke u munduar t’i ndihmojë gratë të aktivizohen dhe jenë pjesë e vendimmarrjes.  Megjithatë, ka ende shtete të cilat kanë ligje represive ndaj grave.

Ligje të tilla ekzistojnë ende pavarësisht faktit se para dy dekadave, në Konferencën Botërore për Gratë, 189 shtete kishin nënshkruar planin për t’i avancuar të drejtat e grave dhe për të punuar drejt barazisë gjinore, transmeton Telegrafi.

Pra, pavarësisht kësaj, disa shtete ende nuk i kanë hequr ligjet kundër grave. Më poshtë i keni disa shtete të cilat ende aplikojnë ligje të tilla represive kundër grave.


Gratë e martuara mund të përdhunohen nga burrat e tyre

Në Bahama është legale që një burrë ta sulmojë seksualisht gruan e tij nëse ajo është mbi 14 vjeç, përderisa në Singapor ajo duhet të jetë mbi 13.

Gratë mund të kidnapohen

Në Libani, çdo mashkull që kryen kidnapim, përdhunim apo përdhunim të parashikuar me statut nuk mund të persekutohet nëse pastaj martohet me viktimën. Në Malta – shtet Evropian, dënimi për kidnapim zvogëlohet nëse kryerësi ka qëllim të martohet me viktimën, dhe kryerësi lirohet nga ndjekja penale nëse martohet me personin e kidnapuar.

Gratë mund të vriten nëse tradhtojnë

Në Egjipt, burri mund ta vret gruan e tij dhe të dënohet shumë butë krahas dënimeve që jepen zakonisht për vrasje, nëse ai e ka zënë atë në flagrancë. Njëjtë veprohet edhe në Siri, ku mashkulli do të kalojë vetëm shtatë vite në burg nëse e vret gruan, motrën, nënën apo vajzën pasi të ketë zbuluar se ka marrë pjesë në akt “jo legjitim” seksual.

Gratë mund të rrihen

Në Nigeri, mashkulli mund ta sulmoj legalisht një grua pa u ballafaquar me ndjekje penale nëse ajo është gruaja e tij dhe ky nuk i shkakton dëme serioze.

Gratë nuk mund të largohen nga shtëpia kur të duan

Meshkujt në Afganistan dhe Jemen munden që ligjërisht t’ia ndalojnë gruas të drejtën për të dalë nga shtëpia.

Meshkujt zgjedhin ku gratë mund të punojnë

Në shtetet si Kameruni dhe Guine, burrat kanë kontroll mbi punët të cilat janë të lejuara gratë t’i bëjnë, pasi që meshkujt mund t’ia ndalojnë gruas të kenë profesion tjetër nga burri.

Gratë nuk mund të kërkojnë divorcin

Në Izrael, martesat dhe divorcet janë sipas ligjit rabin, i cili thotë se divorci mund të ndodh vetëm nëse kërkohet nga burri.

Dëshmia e gruas nuk vlen asgjë

Në Pakistan, gjurmët e dhuruara nga një grua vlejnë sa gjysma e një burri në çështje të caktuara civile.

Gratë nuk mund të vozisin

Ky ligj është i njohur për shumicën: në Arabinë Saudite, ligji ua ndalon grave të vozisin vetura dhe të marrin patentën e shoferit.

Gratë nuk trashëgojnë aq shumë sa vëllezërit e tyre

Në Tunizi, të drejtat e trashëgimisë së grave janë të kufizuara: djemtë trashëgojnë dyfishin e atyre që trashëgojnë vajzat. /Telegrafi/