LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier u detyrua të bëjë një ndryshim të paprecedentë të rregullave në mes të sezonit

Liga Premier u detyrua të bëjë një ndryshim të paprecedentë të rregullave në mes të sezonit

Liga Premier ka sjellë një ndryshim të rregullave në mes të sezonit, duke adresuar shqetësimet rreth një ‘avantazhi të padrejtë’ për ekipet vendase.

Rregullat e Ligës Premier kanë qenë në qendër të vëmendjes së fundmi, pasi Nottingham Forest dhe Evertoni u dënuan me heqje të pikëve për thyerje të Rregullave të Fitimit dhe Qëndrueshmërisë.

Sipas The Telegraph, ka shqetësime se ekipet që janë vendase po marrin një avantazh të padrejtë për shkak të ekzistencës së sistemit ‘multi-top’, që i lejon asistentët e topit, ashtu si i referohen zyrtarisht, që të t’i hedhin shpejt topin një lojtari të veçantë, pasi topi në lojë del jashtë.


Për këtë arsye Liga Premier ka përditësuar rregullin e tyre për të mos lejuar asistentët e topit që të hedhin topin në drejtim të lojtarëve, por topat të vendosen nëpër kona.

Është thënë se si pjesë e kësaj rregulle, lojtarët duhet të marrin topin nga koni më i afërt që kanë, kur ata duan të ekzekutojnë një rivënie anësore, rivënie këndore, apo goditje të dënimit.

Grealish shpjegon pse Man City ka shans për të fituar sërish tripletën këtë sezon
Lexo po ashtu Grealish shpjegon pse Man City ka shans për të fituar sërish tripletën këtë sezon

Rregulla e re ka për qëllim që të krijojë konsistencë në mesin e klubeve në elitën e futbollit anglez, teksa asistentëve të topit tani do t’iu kërkohet që të qëndrojnë mbrapa reklamave LED kur topi është në lojë.

Ka pasur një numër incidentesh që kanë përfshirë asistentët e topit në vitet e fundit, ku rasti më konkret për ta marrë është ai i Trent Alexander-Arnold kur e ekzekutoi me ‘shpejtësinë e dritës’ rivënien këndorë në golin e katërt ndaj Barcelonës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ish-mesfushori i Juventusit humbet betejën me kancerin në moshën 32-vjeçare

Ndërkombëtare
Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

Hansi Flick konfirmon lëndimin e yllit të Barcelonës

La Liga
Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Chelsea nis bisedimet për transferimin e yllit të Milanit, ofron 100 milionë euro

Premier League
Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Messi nxjerr detaje shokuese nga largimi prej Barcelonës, koha te PSG dhe si vendosi t'i bashkohej Inter Miamit

Ligue 1
Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Nxehet gara për Kimmich, tre gjigantët evropianë shkojnë 'kokë më kokë' për gjermanin

Bundesliga
Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Gjashtë klube futen në ‘luftë ofertash’ për Isak – tri prej tyre nga Liga Premier

Premier League
Kalo në kategori