Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, ka deklaruar se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, dëshiron një samit “të suksesshëm” me presidentin amerikan, por ai ende nuk është i bindur se në të vërtetë mund t’i besojë Washingtonit për të mbështetur një marrëveshje potenciale.
Moon Jae-in komentet i bëri në një brifing pas bisedimeve të papritura kufitare një ditë më parë me Kim Jong-un, takim i dytë i tyre brenda një muaji dhe i katërti ndërkorean që nga viti 2000 e këndej.
“Kryetari Kim Jong-un dje edhe njëherë qartë ka konfirmuar se angazhimi i tij për të përfunduar denuklearizimin mbetet i fortë. Ajo që mbetet e pasigurt për kryetarin Kim Jong-un është nëse ai mund t’i besojë premtimit të SHBA-së për t’i mbyllur marrëdhëniet e tyre armiqësore dhe për të garantuar sigurinë e Koresë së Veriut pasi që Veriu të denuklearizohet”, tha Moon në komentet e dhëna për agjencinë e lajmeve Yonhap, përcjell AnadolyAgency.
Udhëheqësit koreanë ranë dakord të vazhdojnë paqen dhe denuklearizimin gjatë samitit të tyre të 27 prillit, i cili erdhi pas disa muajsh retorikë agresive midis Phenianit dhe Washingtonit.
Por, bisedimet e planifikuara Trump-Kim më 12 qershor në Singapor pothuajse u prishën javën e kaluar kur regjimi i Koresë së Veriut u kthye në kërcënime lufte, me sa duket për shkak të një mosmarrëveshjeje me SHBA-në lidhur me insistimin e kësaj të fundit për denuklearizimin e plotë, të verifikueshëm dhe të pakthyeshëm të Phenianit.
Një deklaratë tjetër pajtuese e së premtes së kaluar nga Koreja e Veriut bëri që Trump të kthejë mbrapsht anulimin e tij publik të samitit të planifikuar të Singaporit vetëm një ditë më parë.
Megjithatë, Moon paralajmëroi se Koreja e Veriut dhe SHBA duhet të gjejnë ende mirëkuptim.
“Unë besoj se nëse Samiti i Koresë së Veriut më 12 qershor do të ndërpritet ose do të ketë sukses, varet se sa me sukses përfundojnë negociatat e tyre mbi nivelin e punës”, citohet të ketë thënë Moon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Sa paguhet truproja i Zelenskyt? Cilat janë tre sakrificat që ai bëri për të qëndruar krah liderit ukrainas? Videoja virale i shpjegon të gjitha

Trump: Putini po e bën atë që do ta bënte kushdo, po i godet më fort tani

Shpërthen sërish dhuna në Siri, mbi 1 mijë të vdekur në dy ditët e fundit ndërsa forcat e sigurisë përplasen me besnikët e Assadit

Protestuesit pro-ukrainas kundërshtojnë rrëfimin e JD Vance për konfrontimin që ai pretendon se e la vajzën e tij, 3-vjeçare 'të shqetësuar dhe të frikësuar'

Lukashenko i sëmurë rëndë? Liderja e opozitës bjelloruse jep lajmin

Koreja e Veriut zbulon për herë të parë nëndetësen me energji bërthamore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja