LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i varur nga vizita e Avramopoulos (Video)

Liberalizimi i varur nga vizita e Avramopoulos (Video)

Pavarësisht paralajmërimit të Brukselit se në janar të vitit 2016, Kosovën do ta vizitojë komisionari i BE-së, për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi Dimitris Avramopoulos, për të parë nëse janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave një gjë e tillë nuk ndodhi as tani kur po bëhen gati tre muaj.

E nga deklarimet e fundit është përmendur muaji shkurt si potencial për një vizitë të mundshme.

Shtyrja e vizitës së Avramopolus në Kosovë po e mban peng procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.


E nga tetë kriteret e mbetura për liberalizim, së fundi është përmbushur edhe ai për ndryshimin e Ligjit për prokurimin publik. /TribunaChannel/