LAJMI I FUNDIT:

Libër për Krishtlindje?! Jo dhuratë e duhur

Libër për Krishtlindje?! Jo dhuratë e duhur

Një fëmijë anonim në videon që e ka postuar i ati i tij në YouTube, i veshur me pizhame shihet duke hapur dhuratën e Krishtlindjeve. Pasi shqyen letrën e dhuratës zbulon se brenda saj është një libër. Bëhet kaos.

Fillimisht kontrollon librin me shpresë se do të gjejë dhuratën e vërtetë pasi ende nuk e beson se kjo është dhurata. Pas kësaj ndryshon disponimin komplet dhe me mosbesim pyet: “Libër? Nuk më pëlqen libri për Krishtlindje. Këto nuk janë lodra, janë libra. I urrej!” Natyrisht prindërit vdesin së qeshuri. /Telegrafi/