Lëvizja Besa: Tetovarët, gjatë gjithë vitit vetëm 35 ditë thithin ajër të pastër

Lëvizja Besa në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni ka reaguar për ajrin e ndotur në Tetovë, ku situata ende vazhdon të mbetet alarmante.
‘Tema e ajrit të ndotur në Pollog vazhdon të mbetet alarmante. Se sa shqetësuese është situata në Pollog tregojnë të dhënat që i publikon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, se përqendrimi i grimcave të pluhurit në ajër ka filluar tashmë paralajmërimin e ardhjes së ditëve të tmerrshme të ndotjes së ajrit.
Edhe pse vjeshta ende zyrtarisht nuk ka ardhur, tashmë vërehet rritje disa herë më shumë e përqendrimit kancerogjen të grimcave PM-10 në ajër: javën e kaluar ajri në Tetovë kishte 125 mikrogramë për metër kub ose 2 herë e gjysmë më shumë se kufiri i lejuar. Prej 250 ditëve që kaluan, tetovarët në 206 ditë kanë thithur ajër të ndotur, kurse gjatë tërë vitit nuk është e lejuar të ketë më shumë se 35 ditë të tilla. Derisa të mbretërojë kjo gjendje, mjekët propozojnë që fëmijët, pleqtë dhe të sëmurit kronikë të mos qëndrojnë nën qiell të hapur, kurse të tjerët t’i reduktojnë lëvizjet dhe aktivitetet e tyre në zonat e qytetit ku ajri është më i ndotur. Siç dihet, Ministria ka deklaruar se grimcat PM-10 vijnë si rezultat i komunikacionit të ngarkuar, ngrohjes me dru dhe industrisë, mirëpo origjina e ndotjes me këto përmasa në Tetovë ka vetëm një emër dhe ajo është fabrika e përpunimit të metaleve “Jugohrom”, e cila gjendet vetëm 15 km larg Tetovës.
Të përkujtojmë se, për shkak të ndotjes së ajrit, nxënësit e shkollave të qytetit në Tetovë në vitin që lamë pas nuk mbajtën mësim, kurse sëmundjet kancerogjene në Tetovë dhe Pollog pothuajse janë bërë epidemi.
Të gjendur në këtë situatë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Komunës së Tetovës që ta marrin seriozisht këtë alarm dhe të mos e ndihmojnë rritjen e kancerit të qytetarëve të Pollogut’, thonë nga kjo Lëvizje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

9 ditë nga zhdukja e dy të miturve në Prishtinë, rasti po hetohet

Filipçe: Kandidatët për kryetar komunash duhet të kenë kualifikimet dhe përvojën e nevojshme

Universiteti i Harvardit organizon diskutim mbi gjeopolitikën dhe gjeo-ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës