Me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë së re të Maqedonisë, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën tha se këto 100 ditë kanë qenë të mbushura me manipulime dhe zhgënjime nga ana e partnerëve në pushtet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se vendimi i partisë së tij për të mos e mbështetur me vota formimin e kësaj qeveri ka qenë i drejtë.
“Ashtu siç kishim drojë, kjo qeveri vazhdon me avazin e vjetër që, për hesape politike, ta dëmtojë interesin e qytetarëve. Tashmë nuk është lajm të thuhet se, njësoj si në qeverinë e kaluar, po vazhdon në mënyrë të njëjtë partizimi i institucioneve të shtetit dhe në vend të vlerësimit të profesionalizmit, vazhdon që byro e punësimit të jetë partia në pushtet, madje duke ndërhyrë edhe në institucione shkencore e arsimore”, thonë nga Lëvizja Besa.
Sa i përket rebalancit të buxhetit nga partia shqiptare opozitare, thonë se dhe një herë u dëshmua se përsëri nuk erdhi në shprehje interesi i qytetarëve, por perceptimi i partive në pushtet për menaxhimin me financat publike.
“Në këtë mënyrë u dëmtuan në veçanti rajonet me shumicë shqiptare, qoftë duke lënë institucione arsimore në mëshirë të motit, qoftë duke hequr mjete financiare nga institucionet që drejtohen nga shqiptarët ose duke mos ndarë mjete për realizimin e projekteve të jetës elementare infrastrukturore të vendbanimeve shqiptare. Sa për ilustrim, nuk u pranua asnjë amendament i Lëvizjes BESA, as kur kishte të bënte për çështje ujësjellësi e kanalizimi, e të mos flasim për amendamente që kishin të bëjnë me tema të kulturës dhe shkencës”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.
Ndërkaq, për propozim-ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve nga Lëvizja Besa thonë se ky propozim-ligj ka ardhur si rezultat i synimit të partive në pushtet për të përfituar politikisht, e jo për ta zgjidhur njëmend çështjen e gjuhës shqipe në Maqedoni.
“Në të vërtetë, edhe ky ligj, ndonëse e avancon, e lë të pazgjidhur këtë problem dhe ky do të mbetet të zgjidhet në raste të tjera. Natyrisht, këto parti shqiptare që janë në pushtet, duke u kujdesur për rrënimin e familjes shqiptare, nuk mund të kujdesen njësoj edhe për zyrtarizmin e gjuhës shqipe”, thonë nga Besa./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Bastisje dhe ekspertizë mjeko-ligjore në telefonin të ish-zv. drejtorit të NP “Rrugët e Maqedonisë”

Prokuroria propozon masa kujdesi për shoferët që morën pjesë në aksidentin në rrugën Gostivar – Tetovë

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi