LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: Përse nuk ka asnjë gjykatës shqiptar në Gjykatën themelore Shkupi 1?

Lëvizja BESA: Përse nuk ka asnjë gjykatës shqiptar në Gjykatën themelore Shkupi 1?

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Lëvizja BESA pyet në lidhje me gjykatësit të cilët merren me lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), asnjëri nga të cilët nuk është shqiptar.

Mes tjerash, në reagimin e kësaj lëvizje thuhet se duke pasur parasysh se Gjykata themelore Shkupi 1 ”ka dy sektorë (të krimit të organizuar dhe të krimit të përgjithshëm) dhe më shumë se 10 gjykatës, por asnjë shqiptar, kjo na jep të drejtë të pyesim se me çfarë kriteri është bërë përzgjedhja e këtyre gjykatësve aty dhe si ndodhi që aty të mos ketë asnjë shqiptar? Si e kupton ky sistem i drejtësisë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të komuniteteve derisa pikërisht aty ku ndahet drejtësia ushtrohet padrejtësi?

Ndërkaq, meqë në përgjimet e publikuara dëgjuam se ministri shqiptar i Drejtësisë, shumë herë ka ndikuar në caktimin e gjykatësve, patjetër duhet të pyesim se a është ky edhe vullnet i BDI- së? Nëse është kështu, a i bie kjo se BDI-ja është në vijën e njëjtë të OBRM-PDUKM-së për sabotimin e punës së Prokurorisë Speciale Publike? Nëse kihet parasysh se deputetët e saj ishin kundër zgjatjes së mandatit të PSP-së, gjë që përkon me frymën e gjykatës që e bllokon punën e Prokurorisë Speciale Publike, kjo na shpie në konstatimin se edhe partia shqiptare në pushtet është duke vepruar kundër Prokurorisë Speciale Publike, qoftë për arsye se ashtu e kanë urdhrin nga Naçallniku i tyre, qoftë për arsye se kanë drojë se edhe ata janë në listën e personave që hetohen prej saj.”/Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori