LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Nuk marrim pjesë në takimet që nuk janë në frymë të Deklaratës

Lëvizja Besa: Nuk marrim pjesë në takimet që nuk janë në frymë të Deklaratës

Lëvizja Besa përmes një komunikate të lëshuar për media, ka theksuar se nuk do të marrin pjesë në takimet që nuk janë në frymën e Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, duke i’u referuar takimit të sotëm mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Pas interesimit të mediave se a do të marrë pjesë Lëvizja BESA në një takim që sot mbahet në Shkup, e njoftojmë opinionin se nuk ndjejmë asnjë detyrim të marrim pjesë në takime që nuk janë në frymë të Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, aq më shumë që për ne ky takim është bilateral ndërmjet dy partive shqiptare në Maqedoni”, thuhet në komunikatën e Lëvizjes Besa.

Edhe pse nuk janë pjesëmarrës në takimin mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, nga Lëvizja Besa njoftojnë se do ta mbështesin Deklaratën kur të vijë puna në Kuvend.


“Me këtë rast Lëvizja BESA e rithekson qëndrimin e saj se, përkundër asaj se disa eksponentë politikë – në mënyrë infantile – i dolën zot autorësisë së Deklaratës, megjithatë Lëvizja BESA nuk ka hequr dorë nga mbështetja e Deklaratës dhe kurdoherë që pikat e saj do të vijnë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetët e saj do t’i mbështesin ato pika”, përfundojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori