Letra pikëlluese që i dërgon të birit, e ëma e vrarë në Holokaust

Një i mbijetuar i Holokaustit, më në fund ka lexuar dhe ka botuar letrën e shkruar nga e ëma e tij, e cila u vra nga nazistët në kampet e përqendrimit.
Vilma Grunvald ia doli të nxirrte një letër jashtë kampit, me ndihmën e një prej rojeve, i cili ia dha më pas burrit të saj. Sot Frank, djali i saj, flet për eksperiencën në kamp dhe bën të mundur publikimin e letrës në muze.
“Ne rrinim të gjithë në rresht për një, përballë doktorit famëkeq të SS-ve Josef Mengele, ose siç quhej ndryshe Engjëlli i Vdekjes, i cili vendoste dhe na përzgjidhte në duhet të jetonim apo të vdisnim.”
“Vëllai im, katër vjet më i madh, ishte invalid dhe për atë u vendos se duhet të vdesë. Dhe për shkak se unë isha akoma nën 12 vjeç, u futa gjithashtu në rreshtin e atyre që do të shfaroseshin.”
Një nga të burgosurit e tjerë e kapi më forcë Frankun nga rradha dhe e vendosi atë midis djemve më të rritur, duke i shpëtuar kështu jetën. Megjithatë, duke ditur që djali i saj i madh do të duhej të përballej me dhomat e gazit i vetëm, mamaja e tij qëndroi me Johnin.
Në ditët në vijim, Vilma i shkroi burrit të saj një letër, Kurtit, i cili ishte ndarë nga ata dhe ishte futur në një kamp mjekësor sepse ai ishte doktor.
Ajo gjeti një roje që ishte i gatshëm të nxirrte letrën jashtë, e më pas letra e gjeti vetë rrugën për tek ai.
Disa muaj më vonë, Franku u lirua nga Auschwitz-i bashkë me të tjerët dhe u ribashkua me të atin.
Kurt i tregoi Frankut për letrën nga e ëma, por djali i ri nuk e lexoi atë nga frika e mërzitjes prej saj.
Ata u vendosën së bashku në New York, dhe pas vdekjes së babait të tij në 1967, Frank trashëgoi letrën.
Ai e lexoi letrën dhe u prek tejmase nga pozitiviteti i mamasë së tij edhe përballë vdekjes, dhe forcës së saj të karakterit.
Një studim i kryer nga historiani Franciszek Piper, bazuar në të dhënat e numrit të rrugëve që kanë bërë trenat dhe të internuarit e të dëbuarit, numërohen afërsisht të paktën 1.1 milion vdekje në total, me minimumin 960,000 prej tyre vetëm hebrenj./LadBible-Bota.al










































