LAJMI I FUNDIT:

Leshataku operon hundën

Leshataku operon hundën

Njëri nga njerëzit më leshatakë në botë ka vendosur t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike, pasi mendon se e ka hundën shumë të madhe.

Yu Zhenghuan, i njohur në kinë si leshataku, është thuajse tërësisht i mbuluar me qime, përpos ballit dhe gishtërinjve.

Quirky China News njofton se ai ka vendosur t’i nënshtrohet operacionit pasi ishte refuzuar nga një rol në një dramë televizive kineze, me arsyetimin se hunda e tij ishte shumë e madhe.

“Mund ta siguroja vetëm rolin dytësor, të majmunit. Unë e dua rolin kryesor, të Mbretit të majmunëve”, ka thënë Yu.


Ndërkohë, mjekët në spitalin ushtarak Guangxi shpresojnë se operimi i hundës, jo vetëm që do t’ia sigurojë rolin e ëndrrave, por do të mundësojë edhe largimin e qimeve në hundë, ashtu që ai do të mund të marrë frymë më lehtë. /Telegrafi/