LAJMI I FUNDIT:

Leopardi i zi u bë shok me lepurin

Leopardi i zi u bë shok me lepurin

Në parkun zoologjik Serengeti në Hodenhagen në veriperëndim të Gjermanisë një këlysh i leopardit të zi zgjodhi një shok të pazakontë, lepurin. Palucheni i vogël i përket një lloji shumë të rrallë të Leopardëve të zi i cili lindi vitin e kaluar, ndërsa kjo specie është në listën e kafshëve të rrezikuara.

Leopardët përndryshe kanë lara ose pika, por në raste të rrallë si tek Palucheni lindin krejtësisht të zi. Ky këlysh leopard është i shëndetshëm dhe shumë i gjallë dhe ashtu si edhe të gjitha macet tjera i pëlqen të luajë.

Palucheni zgjodhi lepurin për shok që prej ditëve të para të jetës dhe duket se kjo miqësi do të vazhdojë përgjithmonë. Për dallim prej leopardit, lepuri ka vija dhe duket se nuk ka frikë se një ditë do të kollofitet nga leopardi. /Telegrafi/