LAJMI I FUNDIT:

Leopardi dhe qeni shokë të pandarë

Leopardi dhe qeni shokë të pandarë

Në parkun safari të Oregonit jetojnë dy shoqe të pandashme – leopardi femër Sanurra dhe qeni femër Ellie. Kjo miqësi e pazakontë filloi para katër vitesh, derisa Sanurra ishte ende një këlysh i vogël.

Sanurran e vogël e kishte braktisur nëna, kështu që personeli i safari parkut e mori nën përkujdesje. Për të pasur shoqëri, e njoftuan Sanurran me Ellien, e cila po ashtu në atë kohë ende ishte këlysh.

Ekspertët besojnë se këlyshët rriten më mirë me “vëllezër e motra”, bile edhe kur nuk janë i njëjti lloj kafshësh.

Sanurra dhe Ellie shpejtë u bënë shoqe të pandashme – hanë së bashku, flenë dhe luajnë së bashku, dhe me ta parë njërën prej tyre në park, me siguri është edhe tjetra kafshë disa metra më larg. /Telegrafi/