Argjentina po përgatitet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit të 2018 me shqetësimin për Lionel Messin.
Kapiteni i nënkampionëve të botës, shfaqi probleme muskulore fundjavën e kaluar në përfundim të sfidës mes Atletik Bilbaos dhe Barcelonës duke vene ne dyshim praninë në ndeshjet e Argjentinës.
Ky dëmtim i Messit vjen në një moment kur 29-vjeçari vendosi të rikthehej të luajë për përfaqësuesen amerikano latine, pak jave pasi deklaroi largimin prej saj në përfundim të Copa America Centenario.
Sipas Javier Mascheranos, do të ishte diçka e padrejtë që Messi të privonte veten nga të luajturit me kombëtaren argjentinase. Gjtihnjë sipas tij, ata që kërkuan kthimin e tij e bënë jo për interes personal, pasi nuk ka asgjë të tillë, por për faktin se njerëzit identifikohen me të.
Mascherano më pas shtoi se tani ajo që ka më shumë rëndësi për skuadrën e Argjentinës është të fokusohet te Kualifikueset e Botërorit 2018, pasi synimi është që të marrë pjesë në eventin që do të zhvillohet pas 2 vjetësh. Argjentina ndodhet për momentin në vendin e tretë në Grupin e Amerikës Latine të Eliminatoreve dhe duhet të qëndrojë mes 4 më të mirave nëse dëshiron të kualifikohet. Skuadra që kryeson këtë klasifikim është Uruguai i ndjekur nga Ekuadori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Doncic zhvillon ndeshjen më të mirë, Lakers triumfojnë në udhëtim te Nuggets

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë