LAJMI I FUNDIT:

Lënda e re mësimore: Si të ecni me taka!

Lënda e re mësimore: Si të ecni me taka!

Ecja me taka të larta është lënda më e re mësimore nëpër shkollat britanike. Për dallim nga matematika ose fizika, kjo lëndë e re është e preferuara për tinejxherët britanike.

Nxënëset e disa kolegjeve në Britani do të ndjekin lëndën për gjashtë javë me titull “Sexy Heels In the City”, në kuadër të së cilës 16 vjeçet do të mësojnë shkathtësitë e rëndësishme për “ecje më të rehatshme në botën e biznesit dhe rrethin shoqëror”.

Lëndën e ligjëron Chyna Whyne, e cila thotë se jeta e saj ka qenë e mjerueshme sepse nuk kishte mësuar me kohë të ecë me taka të larta.

Kjo lëndë e pazakontë mësimore, nxiti reagime kundërthënëse, ka edhe shumë kundërshtarë të kësaj lënde të cilët mendojnë se takat nuk kanë vend në këmbët e tinejxherëve. /Telegrafi/