LAJMI I FUNDIT:

Lekaj: Rezultatet e punës 100 ditësh të Haradinajt, më të mëdha se tërë vitet e qeverisë Mustafa

Lekaj: Rezultatet e punës 100 ditësh të Haradinajt, më të mëdha se tërë vitet e qeverisë Mustafa

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj i është kundërpërgjigjur Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me kritikat e punës së Qeverisë Haradinaj.

Lekaj theksoi se shenjat e para të një vlerësimi pozitiv (ende pa u mbushur 100 ditë) ishin zgjedhjet lokale, me rritje të besimit ndaj Aleancës.

Lexoni të plotë postimin e Lekajt:


“LDK po na kritikon për 100 ditët e Qeverisë Haradinaj

Ndërsa vendimet, angazhimet dhe rezultatet e këtij 100 ditëshi janë shumë me të mëdha se tërë vitet e qeverisë së Isa Mustafës.

100 ditshi i Qeverisë Haradinaj janë 100 vendime të mëdha (për brenda tyre me dhjetëra impakte pozitivë) që kanë ndikuar direkt në dinamikën e jetës shoqërore në Kosovë dhe të raporteve Kosovës me botën e jashtme.

Prandaj pa u zgjatur shumë dëshirojë t’i bëjë thirrje jo vetëm LDK-së por të gjithëve që të mos tentojmë të përbaltim çdo gjë vetëm për të bërë opozitën. Më mirë është të analizojmë kush çka bëri në kohën e vet. 100 ditëshin dhe mandatin e qeverisë Haradinaj më së miri do ta gjykojë populli kurdo që do të jemi përballë atij vlerësimi. Shenjat e para të një vlerësimi pozitivë (ende pa u mbushur 100 ditë) ishin zgjedhjet lokale, me rritje të besimit ndaj Aleancës, e cila de-facto është partia e parë për nga Komunat që i ka fituar për të qeverisur në katër vitet e ardhshme (edhe pse ka tendencë të grabitjes së fitores në Istog).

Ne, të mirëqenë e marrim vetëm vlerësimin dhe besimin qytetarë, të dyja këto, janë në rritje nga sovrani i Republikës së Kosovës, nga populli.

100-shat e viteve në vazhdim do të jenë edhe me të plotë me vendime e angazhime për dhe në të mirën e vendit.

Ndryshimi i duhet Kosovës, prandaj do të vazhdojmë ta bëjmë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Mandl: Dialogu është në ngërç, Vuçiq ka shmangur marrëveshjen, ka luajtur shumë lojëra me akterët evropianë

Lajme
Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Gjykimi i të akuzuarit për masakrën në Burgun e Dubravës, dëshmitari: Nja gjashtë herë më kanë qitë me m'vra

Drejtësi
Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Lajme
Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Osmani me fjalim në Lutjet e Mëngjesit në Washington: E lutëm Zotin të na shpëtonte, na dërgoi Amerikën

Lajme
Kalo në kategori