Tash e njëzet vjet, legalizimi i pronës në Kosovë është përmend me raste, por nuk u krye asnjëherë. Sesa humbin qytetarët e Kosovës nga mungesa e legalizimit, e dinë të gjithë ata që iu duhet kjo. Ndaj, shtrohet pyetja: a më shumë po humb Kosova apo po fiton pushteti (pushtetarët që kanë uzurpuar çdo pronë publike)?
Në anën tjetër, privatizimi u bë si në kohën e pushtimit serb, ngjashëm me komisionin agrar të Kraljit. Po të analizohet mirë, privatizimi ishte “kolonizim” i mirëfilltë, por nga njerëz të tjerë. Privatizimi ngjan edhe me gjendjen e pronës gjatë pushtetit osman, i cili për 500 vjet tokat e pushtuara ua ndante bejlerëve e agallarëve dhe vetëm ata posedonin tapi. Kishte begu tapi për tokën e dhjetëra fshatrave, ndërsa fshatari që punonte dhe ruante bagëtinë nuk kishte asgjë. Njeriu ynë edhe sot është faktikisht ilegal në tokën e tij.
Tash e njëzet vjet, procesi i legalizimit të pronës vazhdon të jetë i bllokuar dhe, siç dihet, jo për të gjithë njerëzit. Kush e ka “Maliqin” mik, nuk ka nevojë për ligjin. Për palë të caktuara bëhen njëmijë “marifete”, ndërsa të tjerët mund të presin edhe një shekull.
Loja e ndytë me legalizimin e pronës ka marrë jo pak viktima. Në këtë fushë ka shumë krim të organizuar dhe keqpërdorim. Gjykata e avokatë po bashkëpunojnë mirë dhe jo pak prej tyre janë bërë milionerë nga dallaveret në këtë sferë. Mjeshtëria e zbatimit të drejtësisë selektive njihet moti. Me një fjalë (ryshfet e miqësi) e zgjidhë problemin.
Gjatë gjithë ekzistencës së Perandorisë Bizantine, ndonjë dokument eventual mund të llogaritej se ekzistonte vetëm në Kostandinopojë. Këtë fakt e ka konfirmuar historiani gjerman Babinger. Ai shton se osmanët e ndihmuan civilizimin e Ballkanit, ku mbretëronte jetë e egër, pa asnjë administratë apo evidencë. Vetëm pas pushtimit turk filloi regjistrimi i popullatës dhe pronës.
Pas luftës, mungesa e legalizimit të pronës u arsyetua me mungesën e librave të kadastrit, që i mori Serbia. Qe në kontaktet e para në Bruksel u tha se Serbia nuk i dorëzon librat origjinal, por fotokopjet. A iu dorëzuan kopjet e këtyre dokumenteve Kosovës, nuk njoftoi askush asnjëherë. Janë me rëndësi ato, pasi në vitin 1981 qe bëre një regjistrim total i pasurisë dhe pronës dhe pjesa dërmuese e qytetarëve kishin dokument valide.
Me sa dihet, së paku një herë në dhjetë vjet duhet të behet regjistrimi total i pronës dhe i banorëve. Gjatë kësaj periudhe pati një regjistrim, por që doli me shumë të meta dhe pa rezultate të pritura. Kjo bllokadë qe nisur qëkur erdhi Millosheviqi në pushtet dhe kur Kosovës iu hoq autonomia me dhunë, ndërsa Kuvendi i Serbisë me një ligj ndaloi edhe shitblerjen e tokës mes palës shqiptare dhe serbe. Kështu, për një dekadë, askush nga shqiptarët nuk mund të përkthente ndonjë pronë që e kishte blerë nga ndonjë serb.
Shkoi edhe ajo periudhë e zezë dhe erdhi tjetra në një mënyrë tjetër. Megjithëse dukej se u ndërrua pushteti, legalizimi i pronës nuk ndodhi.
Por, pse është me rëndësi legalizimi i tërësishëm i pronës?
Është me rëndësi sepse pronari, apo titullari, mund të përcaktohet se çka do të bëjë me të. Në gjendjen e tashme, as nuk mund ta shesë, e në shumë raste as nuk e punon. Legalizimi këtë problem e zgjidhë menjëherë. Legalizimi i pronës ua hap dyert e shfrytëzimit të tokës të gjithë pronarëve.
Mbi të gjitha, legalizimi i pronës ndalon edhe vrasjet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Lamtumirë fëmijëve të humbur të Gazës: Ju donin, do t’ju kujtojnë, këtë nuk e keni merituar
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Klajdi Musabelliu befason me deklaratën në BBVA: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën, qëndronim shumë bashkë
Tetë skuadrat që e siguruan direkt kalimin tutje në Ligën e Kampionëve
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti