int(1) Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit - Telegrafi - Telegrafi Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit

Lë gjashtë fëmijët e saj dhe ia mbath me shokun 18-vjeçar të djalit

Ka lënë fëmijët, 15, 10, tetë, gjashtë, pesë dhe tre vjeç, për t'ia mbathur për dashurinë.

Debbie Mallinson, 36-vjeçare dhe nënë e 6 fëmijëve, është dashuruar me Adam Cabanin, një 18-vjeçar dhe shok i djalit të saj të madh, 15-vjeçar.

Gruaja doli nga shtëpia gjatë natës nga dritarja dhe hipi në një makinë që e priste. Djali 15-vjeçar e kishte dëgjuar nënën e tij të fliste në telefon dhe po i thoshte atij se e donte shumë.

"Debbie dashurohet më shpejt se sa që lind”, ka thënë një nga ish-të dashurit e saj, babai i tre prej fëmijëve.


“Kohë më parë më bëri zemrën copë, por nuk do t’ia dijë për asgjë dhe për asnjë, përveç vetes së saj", ka shtuar ai.

Tani Debbie jeton me Adamin në Falmouth të Skocisë, në shtëpinë e motrës së tij, ndërsa gjashtë fëmijët e saj, të cilët i ka lindur nga katër burra të ndryshëm, janë dorëzuar tek autoritetet sociale.

"Fillimisht dashurohet më mikun më të mirë të djalit të saj, pastaj braktis fëmijët e saj për të shkuar të jetojë me të”, ka shtuar ish i dashuri duke thënë se “kjo grua si nënë, është një fatkeqësi”.

“Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj. U ka thënë asistentëve socialë që dëshiron t’i marrë me vete fëmijët dhe të jetojë me shokun e saj të ri, por kjo është çmenduri. Sidomos po të marrësh parasysh faktin që jetojnë tek shtëpia e motrës së tij, ai s’ka asnjë cent dhe, mbi të gjitha, është fëmijë për vete”, raporton tabloidi britanik “The Sun”.

Në trend Fun

Më shumë
Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Telefonoi policinë më shumë se 1000 herë, arrestohet një burrë në Japoni – arsyetimi i tij ishte i çuditshëm

Interesante
A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

A keni dëgjuar për profecinë e gjermanit Alois Irlmaier? Ai parashikoi se Lufta e Tretë Botërore do të fillojë në Ballkan!

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së

Kompania ajrore kërkon falje pas shfaqjes së "filmit për të rritur" - gjatë një udhëtimi me aeroplan nga Sidnei në Tokio

Fun
Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Fun
Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Ishte dasma e tij por ai zgjodhi të punonte në laptop, burri ngjall reagime në rrjetet sociale

Fun
Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Burri hip mbi një tigër të lidhur me zinxhirë, shkakton reagime të shumta

Virale
Kalo në kategori