Pas deklaratave të Avni Arifit se kjo qeveri është më e dobëta që nga pas lufta, ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës, duke thënë se ndoshta me të drejtë, Avni Arifit nuk ia mbushin mendjen rezultatet pasi që atë e bindin rrogat e majme që dikur i merrte si “koordinator i asgjëhit”.
Lexoni të plotë reagimin e LDK-së:
Siç duket ai e ka fjalën për faktin se gjatë kësaj Qeverie, ndër të tjera, janë arritur këto rezultate “modeste”:
- Është bërë nënshkrimi, ka hyrë në fuqi dhe po zbatohet MSA-ja
- Është marrë rekomandimi për liberalizim vizash (i bllokuar me arsye të rrejshme dhe për përfitime elektorale nga AAK)
- Është arritur rritja më e madhe ekonomik në rajon dhe në Evropë (Sipas Bankës Botërore)
- Pensionet janë rritur deri 70% dhe asistenca sociale për 25 %
- Janë ndërmarrë reformat më të mëdha fiskale në rajon dhe më gjerë (Vlerësimet e BB dhe FMN)
- Është arritur avancimi më i madh në rajon në të bërit biznes (Sipas BB)
- Subvencionimi më i madh historik për bujqësi
- Buxheti mbi 2 miliardë Euro
- Kosovës iu kanë hapur dyert në të gjitha shtetet e botës dhe organizatat ndërkombëtare
- Është bërë anëtarësimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA… e dhjetëra suksese të tjera evidente…
Mirëpo, ndoshta me të drejtë, Avni Arifit nuk ia mbushin mendjen këto rezultate “të vogla”, pasi që atë e bindin rrogat e majme që dikur i merrte si “koordinator i asgjëhit” si dhe ndonjë e hyrë e paparashikuar nga ndonjë kazino apo “donacion i qejfit a i zorit”.
Kjo Qeveri “ka dështuar”, pasi që përfundimisht i ka dhënë fund parazitizmit të disa sharësve profesionistë, të cilët e humbën toruan pasi që nuk arritën të bëhen “shefa” edhe pse nuk kishin marrë as votat e anëtarëve të familjes së tyre.
Andaj, për Avni Arifët dhe mjelësit e keqpërdoruesit ekstremë të dikurshëm të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, kjo Qeveri ka dështuar.
Mirëpo, kjo Qeveri është më e suksesshmja në historinë e re të Kosovës, përkundër rrethanave tejet të vështira, për qytetarët e Kosovës, për institucionet kredibile evropiane dhe botërore dhe për partnerët strategjikë ndërkombëtar ( të cilët nuk ka mundësi t’i takojë Avni Arifi dhe shokët e tij)”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës