LAJMI I FUNDIT:

​LDK do të respektojë çdo vendim të Kushtetueses rreth dekretit të presidentit Thaçi

​LDK do të respektojë çdo vendim të Kushtetueses rreth dekretit të presidentit Thaçi

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri thotë se nëse Gjykata Kushtetuese ua jep mandatin për të qeverisur, do t’iu nevojiten vetëm 24 orë për krijimin e institucioneve të reja.

Haziri ka thënë për KosovaPress, se LDK do të respektojë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

“Gjykata Kushtetuese e ka në dorë, janë apostujt e demokracisë për mua. Këta apostuj të drejtësisë duhet të dëshmojnë qartë dhe të lexohet drejt dhe të zbardhet vendimi i tyre, sepse LDK do të respektojë deri në pikën e fundit dhe besoj që gjithë të tjerët duhet respektuar… Qeveria e re është në vegzën e Gjykatës Kushtetuese. Duke pritur nuk mund të mendohet asgjë para vendimit të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 24 orë pas saj ne mund të bëhemi me institucione të reja ekzekutive nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon legjitimitetin tonë, ndërsa të tjerët nuk kanë partnerë”, tha Haziri.


Derisa nënkryetari i LDK-së ka folur për 100-ditëshin e Qeverisë Kurti, tha se kjo qeveri për nga kultura politike po i përngjanë qeverisjes së vitit 2010 e cila merrej me shkarkime të bordeve.

Haziri tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti po mundohet të shkaktojë ndarje brenda subjektit politik të LDK-së dhe për këtë po mundohet të shfrytëzojë kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrat e LDK-së.

“Qeveria nuk i ka pasur 100 ditë të bëhet vlerësim. Kjo qeveri i ka pasur 50 ditë, 50 ditë të tjera janë ushtrim detyre funksion i limituar me kushtetutë dhe ligje. Vlerësimi më shumë është bërë për nevoja ideologjike dhe për konsum ditor politik. Në anën tjetër mendoj se ka qenë një standard i dyfishtë vlerësimi i punës së ministrave të LDK-së dhe akuza për LDK-në është standard i dyfishtë është tendencë për të futur përçarje në mes të subjektit politik. Duke qenë partner politik deri më sot përkundër që mocioni është fakt i kryet dhe është në fuqi ne e kemi parë këtë rol të kryeministrit në detyrë i cili karshi ministrave dhe LDK ka pretenduar të shkaktojë jazin e ndarjes. Po pretendon të mbajë jazin e ndarjes karshi kryetares së Kuvendit dhe LDK-së, e funksioni i saj është nënkryetare e LDK-së, por ajo me shembullin e saj po i tregon Kurtit se si duhet te tejkalojë mbi partinë për interesa shtetërore dhe zbatim të Kushtetutës”, tha Haziri. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori