Lidhja Demokratike e Kosovës është duke punuar që bashkë edhe me partitë tjera në opozitë ta rrëzojnë Qeverinë.
Kështu tha kryetari i kësaj partie Isa Mustafa pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që u mbajt sot pasdite.
Për rrëzimin e qeverisë, Mustafa tha se po bashkëpunojnë më Vetëvendosjen dhe PSD-në, por shtoi se po mundohen të bashkëpunojnë edhe me partitë në pozitë. Njëherësh ai njoftoi se po përgatiten për zgjedhje.
“S’mund të flas për një rrugë të sigurt sot, por mund të flas për një qëndrim konsistent dhe të palodhshëm që ne kemi për ta rrëzuar Qeverinë, do të thotë ne po bashkëpunojmë me Vetëvendosjen, do të bashkëpunojmë sa të mundemi edhe me Partinë Social-Demokrate”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tha se Qeveria po merr vendime skandaloze e jo kushtetuese, e po ashtu qeverinë e fajësoi për mosliberalizimin e vizave.
Sipas Mustafës, papunësia dhe varfëria në Kosovë janë si pasojë e qeverisjes aktuale. Ai po ashtu tha se Kosova nuk mund ta luftojë krimin e korrupsionin, përderisa, sipas tij, çdo i treti ministër ka probleme me ligjin.
“U tha se një Qeveri e tillë në të cilën çdo i treti ministër është me aktakuzë, me mbi 70 zëvendësministra, me pozita të shpikura të koordinatorëve nacional në fusha të ndryshme nuk siguron që Kosova e ka seriozisht të luftojë krimin dhe korrupsionin dhe ta respektojë shtetin ligjor, sepse ata që janë për shtet ligjor natyrisht qeverisin me njerëz që nuk kanë problem me ligjin”, ka thënë Mustafa.
Në lidhje me dialogun, Mustafa tha se Qeveria dhe kryeministri e kanë bartur procesin e dialogimit te presidenti pa mandat të Kuvendit, e këta të fundit i fajësoi për mos funksionim të Kuvendit, si dhe veprimet në lidhje më çështjen e shkëmbimit të territoreve, që ai i quajti të dëmshme për Kosovën. Sipas tij, ato veprime kanë ndikuar në heqjen e njohjeve për shtetin e Kosovës.
“Ne si LDK e përkrahim dialogun për njohje reciproke dhe dialogun që zhvillohet shtet më shtet, jo Prishtinë-Beograd, por Kosovë-Serbi, ky është kriteri jonë dhe ne kërkojmë që nga dialogu të rezultojnë njohja e pavarësisë së Kosovës, pastaj hapja e mundësive ose garanca politike e misioneve ndërkombëtare që Kosova të anëtarësohet në OKB, pastaj t’i hapet dera që të anëtarësohet në BE dhe në paktin e Atlantikut”, ka thënë Mustafa.
Lidhur me vendimin e Qeverisë për rritjen e taksës 100 përqind për prodhimet serbe, Mustafa tha se nuk e kanë diskutuar këtë çështje me Këshillin e LDK-së, por nga pikëpamja personale, masën për taksës 100 përqind e quajti vendim popullist dhe tha se është marrë në baza emocionale. Pavarësisht kësaj, Mustafa tha se Serbia e ka merituar një masë të tillë.
“Qeveria duhet të japë informata se si e ka llogaritur që t’i përballojë këto konsekuenca, të themi te bizneset, te qytetarët, te rritja e çmimeve, te problemet e importimit, pastaj produkteve përmes territorit të Serbisë dhe çështjeve tjera, sepse nëse i dëgjojmë deklaratat e njerëzve që mbrojnë dhe përfaqësojnë qëndrimet e qeverisë, ato thonë se vendimi është marrë pasi që është matur mirë dhe është analizuar mirë, por pastaj dalim e i dëgjojmë disa infromata se vendimi është marrë duke bërë Pazar, dikush ka thënë poi a rrisim 30 përqind, tjetri ka thënë jo 40, tjetri ka thënë jo rritja 100 përqind se ata e meritojnë, edhe del që nuk është bërë rritja në bazë të një analize të mirë, por është bërë në bazë të emocioneve”, ka thënë Mustafa.
Për këto çështje të cilat janë diskutuar në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, Mustafa ka thënë se janë çështje që ata po i preokupojnë si parti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani dhe Ruge flasin për rrugën e Kosovës përpara drejt të ardhmës euroatlantike
UN Women: Mbi 62 për qind e grave në RMV janë përballur së paku një herë me dhunë në internet
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj