LAJMI I FUNDIT:

LDK në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme

LDK në Gjilan shpall zgjedhjet e brendshme

Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega në Gjilan ka shpallur zyrtarisht zgjedhjet e brendshme.

Kryetari Lutfi Haziri  ka falënderuar strukturat e partisë për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme, ai bëri thirrje të gjithëve që t’i bashkohen këtij procesi, i cili do të fillojë me nëndegët, për të përfunduar me Kuvendin e Degës.

Haziri tha se LDK-së i duhet unitet e marrëveshje për ta ruajtur këtë familje politike, e cila sipas tij është e vetmja shpresë për integrime euro-atlantike.


“Këto duhet të jenë zgjedhje, jo për t’i larguar të tjerët, për t’iu afruar atyre, ku njerëzit nuk eliminojnë, por bashkohen për t’u bërë më shumë. Këto duhet të jenë zgjedhje ku respektohet veprimtari, por i hapet dera të riut, zgjedhje ku gratë vendosin e burrat implementojnë, zgjedhje ku të rinjtë kërkojnë dhe burrat e gratë e implementojnë”, ka thënë kryetari Haziri pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së.

Ndryshe, të premten strukturat e partisë kanë zgjedhur edhe Komisionin Zgjedhor të Degës, i cili, do t’i organizojë dhe do ta përcjellë mbarëvajtjen e tyre deri në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët i sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori