LAJMI I FUNDIT:

LDK kërkon nga Kurti që të raportojë për dialogun Kosovë-Serbi në Kuvend

LDK kërkon nga Kurti që të raportojë për dialogun Kosovë-Serbi në Kuvend

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sërish ka potencuar se Kosovës nuk i duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen Kosovë-Serbi.

Nga kjo parti përmes një njoftimit për media kanë thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje përfundimtare që në thelb ka njohjen e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve – si shtete të pavarura e sovrane.

Çdo devijim sipas LDK-së, nga ky orientim strategjik është përgjegjësi e pariparueshme e qeverisë aktuale.


LDK,  përmes njoftimit ka kërkuar raportim të kryeministrit në Kuvendin e Kosovës mbi procesin e dialogut.

“Injorimi i institucionit të përfaqësuesve të popullit nuk i jep legjitimitet asnjë procesi jetik për vendin”, kanë thënë nga kjo parti.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti të hënën takoi të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga i cili ai në parim pranoi propozimin e BE-së (planin franko-gjerman) për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori