LAJMI I FUNDIT:

LDK dhe Vetëvendosje ende nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë

LDK dhe Vetëvendosje ende nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë

Ndonëse janë të interesuar që sa më parë të shpërbëjnë Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje ende nuk i kanë votat për rrëzimin e Qeverisë.

Megjithatë, opozita paralajmëron se do të kërkojë seancë të jashtëzakonshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot do të paraqesin një kërkesë të tillë për të miratuar Rezolutën e 4 shtatorit- e cila ia pamundëson presidentit Hashim Thaçi që të diskutojë për kufijtë në dialogun me Serbinë.


“Ne duhet të mblidhemi sa më parë dhe të reflektojmë gjithë këtë dhe ta shpërndajmë Kuvendin. Jemi të shqetësuar me inicimin e vazhdueshëm të presidentit Thaçi kundër kushtetues, pavarësisht se nuk e ka asnjë deputet të vetëm që e mbështetë idenë e tij. Ai ende vazhdon me atë qëndrim. Si rezultat, ne sot do të dorëzojmë kërkesën e re për seancë të jashtëzakonshme për të miratuar rezolutën e  4 shtatorit në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Ai foli edhe për takimin e shumëpërfolur që pritet të mbahet më 11 nëntor në Paris në mes të Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Ne nuk mund të lejojmë që një person i vetëm të marrë në dorë fatin e Kosovës dhe të vendosë ashtu siç i teket atij. Janë 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Askush, asnjë nuk e gjen të gatshëm që të mbështesë idenë e tij. Ai donë ta çojë këtë përpara. Ne duhet të mblidhemi dhe t’i themi këtij personi stop përmes një rezolute të thjesht, me një pikë, ku thuhet se çështja e dialogut nuk mund të jetë çështje e dialogut me Serbinë”, theksoi Hoti.

Për këtë ka folur edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

“Sot ishim këtu për të dhënë votën tonë për projektligjin që e kemi proceduar ne si Vetëvendosje, që ka të bëjë me projektligjin për gjykimin në mungesë. I njëjti kaloi në parim për faktin se është e pa pranueshme që 20 vjet pas luftës, për faktin se Serbia nuk i dorëzon kriminelët e luftës ne nuk kemi sjell drejtësi për viktimat”, u shpreh ajo.

Për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, Haxhiu tha se duhet të sigurojnë votat, raporton KP.

“Në këtë drejtim ne konsiderojmë se duhet të kemi qasje serioze dhe të kemi 61 votat. Votat e Vetëvendosjes, 19 prej tyre janë të gjitha, ato i kemi të gatshme. Vetëm duhet të sigurohemi që i kemi edhe 4 apo 5 sa na duhen”, tha ajo.

Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj

Lajme
Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Çfarë fsheh aksidenti në Çubrel ku vdiqën tre persona? Ekspertët kërkojnë hetime të thella dhe përgjegjësi

Lajme
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu...

Lajme
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona

Lajme
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici

Lajme
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli

Lajme
Kalo në kategori