LAJMI I FUNDIT:

LDK dënon hedhjen e ujit në drejtim të Mustafës, Haskukën e quajnë anonim

LDK dënon hedhjen e ujit në drejtim të Mustafës, Haskukën e quajnë anonim

Lidhja Demokratike e Kosovës dënon hedhjen e ujit në drejtim të kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mytaher Haskuka, si dhe veprimet e tjera të pahijshme të disa deputetëve të opozitës gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në një komunikatë për media, LDK i konsideron të papranueshme këto veprime, e veçanërisht sulmet e dhunshme të orientuara kundër kryeministrit Isa Mustafa, në drejtim të të cilit sot u hodh ujë nga një deputet anonim i opozitës, ndërsa pak ditë më parë nga militantë të maskuar të saj u hodhën kokteje molotovi mbi shtëpinë e banimit të kryeministrit Mustafa dhe familjes së tij.

“LDK-ja kërkon nga organet kompetente që të marrin masat e duhura për parandalimin e akteve të tilla, ndërkaq nga deputetët e opozitës kërkon që përfundimisht të heqin dorë nga format e tilla vandale të sjelljes, me të cilat kanë neveritur opinionin vendor e ndërkombëtar. Sa i përket deputetit M.H, LDK-ja i bën me dije se nuk është kjo forma përmes të cilës ai do të dalë nga anonimiteti dhe të vijë në shprehje në një shoqëri demokratike”, thuhet në komunikatë.


Në trend Lajme

Më shumë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Dyshohen për falsifikim të dokumentit, çifti me fëmijë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Haradinaj: Strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë duhet të trajtohen si çështje e zbatimit të ligjit, jo si çështje e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori