LAJMI I FUNDIT:

Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” që synon barazi për të gjithë

Lansohet projekti “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” që synon barazi për të gjithë

Ambasada e Francës në bashkëpunim me Fondacionin Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) sot ka lansuar projektin e barazisë për të gjithë së bashku.

Ky projekt i titulluar “Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja” synon që në kuadër të një qasje ndaj harmonisë sociale, të luftojë kundër këtyre lëvizjeve përçarëse anti-gjinore dhe anti-LGBT+.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ngriti shqetësimet për lëvizjet anti-gjinore dhe anti-LGBT+, për çka theksoi se shteti francez është i përkushtuar për të qëndruar kundër këtyre lëvizjeve.


Ambasadori, Guerot theksoi se ky projekt që po lansohet sot synon tu jap më shumë mbështetje financiare për të penguar diskriminimin karshi këtyre kategorive në shoqëri.

“Franca është e përkushtuar për të qëndruar kundër forcave të tilla përçarëse, të cilat i përjetojmë, meqë ra fjala, edhe në vendin tonë. Projekti që po lansojmë sot, synon t’ju japë më shumë mjete për të sfiduar diskriminimin, për të luftuar duke organizuar konferenca rajonale, seminare, kurse, trajnime, përmbajtje digjitale, duke përfshirë jo vetëm aktivistë, por edhe shkencëtarë, mësues, ekspertë dhe më shumë të tjerë.

Pra, duke mbështetur këtë iniciativë Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ambasada franceze në Kosovë, ne materializojmë angazhimin tonë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie ku çdo individ vlerësohet dhe respektohet”, theksoi Guerot.

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi se ky projekt synon të kundërshtoj lëvizjet anti-gjinore dhe anti-LGBT+.

Ajo theksoi se Kosova përkundër se ka bërë përparime në aspektin legjislativ, sfidë vazhdon të mbetet zbatueshmëria.

“Kam dashur që të përdorë autoritetin tim moral të cilin e kam ndërtuar në plot 25 vite të udhëheqjes të lartë në kapacitete të shumta me qëllim që të ofroj një platformë si Fondacioni Jahjaga që tu ofroj një mundësi të rinjve dhe të rejave që duke përdorur autoritetin moral timin që të kontribuojnë në agjendat e përgjithshme që kanë të bëjnë në demokratizimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut… Ka për qëllim kundërshtimin e lëvizjeve anti-gjinore dhe anti-LGBT+…”, theksoi Jahjaga.

Arbër Nuhiu në emër të tri organizatave, Fondacioni Jahjaga, CSGD dhe CEL u shpreh se viteve të fundit janë ngritur disa lëvizje të cilat janë kundër barazisë gjinore përfshirë edhe komunitetin LGBT+.

Sipas Nuhiut ky projekt është një kundërpërgjigje e këtyre lëvizjeve dhe mesazh se lëvizje të tilla nuk mund të fitojnë në Evropë.

“Maqedonia e Veriut në mënyrë të veçantë është duke përjetuar një rritje shqetësuese të këtyre lëvizjeve duke kthyer prapa përparimet të cilat janë bërë drejt barazisë dhe vlerave evropiane. Përmes këtij bashkëpunimi ne synojmë të fuqizojmë individët dhe organizatat potenciale të targetuara nga këto lëvizje për të rezistuar dhe reaguar ndaj këtyre kërcënimeve për të krijuar fushata sensibilizuese dhe për të angazhuar komunitetet lokale dhe për të mbrojtur vlerat a barazisë, gjithpërfshirjes dhe drejtësisë. Ky angazhim i yni është përtej një beteje lokale, është një betejë rajonale. Duke punuar bashkërisht me Maqedoninë e Veriut dua t’ua bëjmë të qartë se lëvizjet që kërkojnë të zhvlerësojnë apo degradojnë të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike nuk mund të fitojnë në kontinentin e Evropës”, theksoi ai.

Gjatë gjithë këtij projekti, Fondacioni Jahjaga, Qendra për zhvillimin e grupeve sociale (CSGD) dhe Qendra për barazi dhe liri (CEL) do të zhvillojnë aktivitete të ndryshme për të luftuar këtë diskriminim dhe për të mbrojtur të drejtat e secilit. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori