Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ulpiana Lama ka reaguar ndaj akuzave drejtuar asaj dhe disa deputetëve të LDK-së në lidhje me zgjedhjen e Thaçit president.
Lama në një postim në ‘Facebook’ ka thënë se nuk ka marrëzi më të madhe sesa t’i kërkosh deputetit që të mos rrijë në seancën për të cilën paguhet.
Postimi i plotë i deputetes Lama:
“Prej kater ditesh e kam pasur bebin semure me temperature te larte dhe nuk kam mundur te percjelle fushaten lincuese, fyese e skandaloze qe po zhvillohet ne internet kunder meje dhe deputeteve te tjere te LDK-se.
Por miqte e vertete, ata qe me thirren ne telefon per te me thene se kam vepruar drejt, ne respekt te intitucioneve, me njoftuan per kete.
Sot me ne fund pata rastin te shoh nje pjese te saj.
E tani pergjigja ime per te gjithe lincuesit, ofenduesit, miqte e rreme, ish- perkrahesit, votuesit qe paskan bere kerdine kunder meje:
Nuk ka marrezi me te madhe sesa t’i kerkosh deputetit qe te mos rrije ne seance per te cilen paguhet dhe e ka obligim.
Nuk ka marrezi me te madhe sesa t’i kerkosh deputetit te nje partie se pse nuk behet pale me partite e tjera kundershtare dhe te bojkotoje partine e vet.
Nuk ka marrezi me te madhe si t’i kerkosh deputetit te behet anarkist, ose te perkrahe anarkistet.
Nuk ka marrezi me te madhe se te shpallesh heronj e tradhetare brenda nate, vetem pse deputeti ben detyren e tij, shkon ne Kuvend.
Nuk ka marrezi me te madhe te besosh se fati i Hashim Thacit per president paska qene ne doren time; se fati i Isa Mustafes apo fati i koalicionit LDK-PDK paska qene ne doren time.
Ta dija qe jam kaq e fuqishme, e kisha bere vete nje parti.
Hashim Thacin as se kam votuar dhe as nuk ia kam bere kuorumin te cilin e kishte edhe pa mua. Hashim Thacin nuk ua solla une, por e gjeta ketu ne krye tuaj, duke e sunduar Kosoven. E kjo edhe sepse shume prej jush nuk ishit te zote t’i kunderviheshit e ta rrezonit nga froni per 16 vite, sepse me siguri keni pare thjesht punen apo interesin tuaj.
Hashim Thacin e zgjodhen votat qe i ka marre ne zgjedhjet e fundit. Pike.
I gjithe ky vrer qe qenka derdhur kunder meje, nuk eshte gje tjeter vecse pasoje e diskursit bolshevik, e ne daci fashist qe po instalohet ne Kosove prej disa vitesh. E kam denuar kete diskurs shume here sepse e shoh si shume te rrezikshem pasi heret a vone do te coje ne perplasje qytetare.
Me habit shume fakti se si disa qe i konsideroja miq, qe madje iu kam dedikuar kohe e respekt, me qenkan kundervene ne menyre te ulet.
Sa te luhatshem paskan qene, sa shpejt u manipulokan nga dikursi bolshevik, sa shpejt u transformokan ne lincues, njejte si fondamentalistet islamike nga te cilet me kane mbrojtur dikur; sa me lehtesi e mbeshtesin ate qe thone se e kundershtojne; anarkizmin.
E pra, te gjitheve ju them se nuk me njihni, sepse une asnjehere nuk kam bere veprime me qellimin qe te shpallem heroine ditore; sepse asnjehere nuk kam menduar qe te ve interesat personale mbi ato te shtetit.
A mendoni ju se nuk dija te largohesha nga seanca, vetem per tu shpallur heronine e te mos rrezikoja kredibilitetin personal?
A mendoni ju se nuk dija une t’i bej bisht pergjegjesise qe me kane dhene qytetaret, qe te punoj per interes te shtetit dhe jo per interesa ditore?
JO, kjo nuk eshte ne natyren time, as pjese e agjendes sime.
E kam deshmuar fuqishem kete, edhe me pare; kam pranuar te marr rrisqe dhe te rrezikoj jeten time dhe te femijeve te mi, por ne asnje menyre te hesht per te keqen e te behem pale me te.
Kush nuk deshiron ta kuptoje, le te mos e kuptoje. Me rendesi qe une ndihem shume shume mire me ndergjegjen time.
Te gjithe atyre qe me shesin moral iu them: as per te njemijten nuk i afroheni idealizmit dhe pastertise sime.
Perfundimisht, jam shume krenare me cdo veprim qe e kam bere prej dites se pare qe kam hyre ne politike, e ne daci prej dites se pare qe kam punuar.
Si dje, si sot, si neser une do te zgjedh interesin shteteror ne vend te anarkise, i pelqeu apo nuk i pelqeu dikujt, me votoi apo nuk me votoi.
p.s. Nuk po flas ketu per fushaten lincuese te analfabeteve qe paskan shkruar neper rrjetet sociale te mediave te ndryshme se nuk ja vlen. Vleresimin per te mire per ta e ka bere Umberto Eko” (sic.), ka shkruar deputetja Lama.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPersoni që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
Trendafilova: Nuk mendoj që SHBA-të do të përfshihen në Gjykatën Speciale
Trendafilova: Rastin Thaçi dhe të tjerët Prokuroria e përfundon në prill të vitit 2025
Pasardhës të heronjve të Kosovës: Dorent, Betim dhe Edon Berisha në shërbim të atdheut
Sonte tërmet në Maqedoni
“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Ministri izraelit urdhëron përgatitjet për aneksimin e Bregut Perëndimor - vjen reagimi i parë
Kompanitë gjermane testuan javën 4-ditore të punës - zbulohen detaje të "rezultateve befasuese, por ndoshta jo bindëse"
Zbardhen detaje për therjen me thikë të katër personave në Ferizaj, ministri Vitia e doktori Syla flasin nga Emergjenca
Partnerja e befason Mevlanin në spektakël - i kumtohet lajmi që po bëhet baba për herë të parë
Besforti pas daljes nga Big Brother: Mundem edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh, vendimi ka qenë i padrejtë
Humb jetën pasagjeri në aeroplanin e nisur nga Tirana, bëhet ulje emergjente në Londër - detajet e para