I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak sot do të jetë për një vizitë në Kosovë, ndërsa do të takohet me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.
Një ditë më parë emisari special i BE-së në një intervistë ekskluzive për Telegrafin me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu ka folur për shumë çështje.
Ai ka folur takimin e radhës në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe ka treguar se për cilat tema janë pajtuar palët për të negociuar në Bruksel.
Po ashtu është shprehur edhe për marrëveshjet e arritura në Washington dhe rolin e BE-së në këto çështje.
Sipas përfaqësuesit të BE-së, një marrëveshje brenda muajve e jo viteve do të ishte ideale për dy vendet, por duke marrë në konsideratë se të dy palët do të jenë të gatshme të angazhohen dhe të bëjnë kompromis.
“Ne do të shpallim datën për raundin tjetër të diskutimeve në Bruksel në kohën e duhur. Ne së pari do të vazhdojmë negociatat në nivelin e kryenegociatorëve, të cilat eventualisht do të çojnë në takimin e ardhshëm të liderëve. Ashtu si Presidenti Vuçiq, edhe Kryeministri Hoti e bënë shumë të qartë se ata janë të gatshëm të vijnë në Bruksel”, tha ai.
Lajçak, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur për marrëveshjet e arritura nga Kosova e Serbia në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë.
Ai ka thënë se të gjitha shtetet anëtare të BE-së e shikuan me vëmendje nënshkrimin e dokumenteve nga presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Kosovës në prani të Presidentit të SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë në Washington, DC.
“Palët duhet të flasin vetë për premtimet që ata kanë bërë ndaj ShBA-së në dy dokumentet të veçanta që janë nënshkruar. Për ne, BE-në, dokumentet përmendin elemente të marrëveshjeve të kaluara të dialogut të lehtësuara nga BE-ja, çështje, të cilat ishin në atë kohë në diskutim si pjesë e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, projekteve të investimeve të financuara nga BE-ja dhe një sërë pozicionesh të politikës së jashtme të SHBA-ve”, ka thënë Lajçak, për Telegrafin.
“Në lidhje me pikën e fundit, më lejoni të kujtoj se çdo angazhim i bërë ndaj palëve të treta, gjithashtu duhet të jetë plotësisht në përputhje me angazhimet që Serbia dhe Kosova kanë bërë në lidhje me përafrimin e legjislacionit të tyre me acquis të BE-së, rregullat dhe ligjet tona si dhe kontributin e tyre në stabilitetin rajonal”, ka thënë ai.
Lajçak tha se pret që të dy vendet të veprojnë në përputhje me këtë angazhim në mënyrë që perspektiva e tyre evropiane të mos minohet.” Kjo veçanërisht i referohet mundësisë për të pasur ambasadat e tyre në Jerusalem. BE-ja ka qenë shumë e qartë; çdo hap diplomatik që mund të vërë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE-së mbi Jerusalemin janë çështje serioze shqetësimi dhe keqardhjeje”.
“Në kontekstin e dokumenteve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë, më lejoni të them se BE-ja është dhe mbetet investitori, donatori dhe partneri më i madh tregtar i rajonit dhe një pako e re investimesh sapo u njoftua nga Komisioneri Varhelyi më 6 tetor”, tha Lajçak. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi