Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të premten me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, ku biseduan për takimin e 2 majit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
Takimi ka ndodhur në Delfi, ku kryeministri Kurti po merr pjesë në Forumin vjetor Ekonomik, i cili organizohet nën patronazhin e presidentes së Greqisë.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me kryeministrin Kurti kanë biseduar për takimin e 2 majit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.
“Në forumin Delphi në takimin tim me Kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangni çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, ka shkruar Lajçak, transmeton Telegrafi.
At #delphiforum in my meeting with PM @albinkurti, I stressed the importance of the Dialogue meeting on 2 May. It will be a crucial step forward and it’s important to avoid any actions that could worsen the atmosphere. pic.twitter.com/0H95cFjqPF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 28, 2023
Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, thuhet se Kurti dhe Lajçak diskutuan për takimin e radhës me 2 maj në Bruksel, ku në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, kryeministri i Kosovës do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në takim u diskutua edhe për marrëveshjet e dakorduara ndërmjet palëve më 27 shkurt në Bruksel dhe më 18 mars në Ohër.
“Kryeministri Kurti, theksoi se Marrëveshja bazike duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime”, thuhet në komunikatën e Zyrës së kryeministrit të Kosovës.
Gjithashtu është theksuar se Kurti ka biseduar me Lajçakun edhe për zgjedhjet që u mbajtën në fundjavën e kaluar (23 prill) në katër komunat në veri të të Kosovës, si dhe për rëndësinë e sigurimit të funksionimit normal të institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, konfirmoi se në takimin e ri të nivelit të lartë të dialogut mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë, më 2 maj, në rend dite do të jetë miratimi i Deklaratës për të pagjeturit dhe do të paraqitet drafti i parë i statutit për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Stano nuk i ka komentuar kritikat e bëra nga krerët shtetërorë serbë për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 23 prill në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Ai po ashtu nuk komentoi as ankesat e paraqitura nga Beogradi lidhur me nisjen e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka theksuar se BE-ja pret që palët të zbatojnë obligimet që kanë marrë.
Liderët e të dy vendeve, Kurti dhe Vuçiq, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e 2 majit.
Takimi do të zhvillohet në kohën kur Kosova ka akuzuar Serbinë se ka shkelur Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, të arritur më herët gjatë këtij muaji.
Serbia ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, pavarësisht se me Marrëveshjen drejt normalizimit është zotuar se nuk do ta pengojë Prishtinën që të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?