LAJMI I FUNDIT:

Lagjen e Muhaxherëve e merr uji (Foto)

Lagjen e Muhaxherëve e merr uji  (Foto)

Prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, rruga “Shaip Spahiu”, në lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, është vërshuar nga uji.
foto-muhaxheret1
Telegrafi mëson se uji ka rrjedhur si pasojë e shpërthimit të gypave të ujit të pijshëm. Banorët e kësaj lagje kanë thënë se gjendja e tillë, është qysh prej orës 5 të mëngjesit të ditës së sotme.
foto-muhaxheret-2
“Ata që i kanë ndërruar gypat, po thonë se ne nuk kemi faj, derisa kompania e Ujësjellësit Rajonal ‘Prishtina’, pasi që i kemi njoftuar për gjendjen, kanë thënë se do të vijnë, mirëpo ende nuk kanë ardhur për ta sanuar problemin”, ka theksuar për Telegrafin një banor i kësaj lagje. /Telegrafi/
fotot-muahxheret3