Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i është hidhëruar fort kolegut të tij kosovar, Hashim Thaçi, të premten. Kjo pasi ky i fundit, ka thënë, gjatë takimit në Slloveni që “Serbia nuk është gati për BE, pasi nuk e njeh Kosovën” dhe se nuk mund ta mendojë “që BE do ta pranojë në gjirin e saj Serbinë, para Kosovës”.
Gazeta beogradase Blic raporton sot për reagimin e Vuçiqit, të cilin, sipas të përditshmes swrbe, presidenti i ri serb ia ka bërë të ditur edhe holomogut tjetër, gjermanit Frank Walter Steinmeier, por edhe Thaçit.
“Për çfarë po flet ti? Po ju po dëshironi për kryeministër njeriun i cili ka qenë i akuzuar për krime lufte dhe të gjithë dëshmitarët janë vrarë. Pavarësinë e morët pas agresionit të NATO-s, pa referendum dhe nuk ju kanë pranuar të gjithë. Pesë shtete evropiane ende nuk ju njohin. Ju për ne nuk jeni shtet i pavarur”, ka cituar Blic të ketë thënë Vuçiq
“Dhe ju nuk dëgjoni atë çfarë thotë Serbia dhe thoni se ne nuk kemi qasje evropiane sepse nuk do ta njohim Kosovën. Për dallim nga ju, që për kryeministër e kandidoni atë… Unë kam thënë në Kuvend që Serbia duhet të heq dorë nga mitet e veta, për hir të së ardhmes, jo vetëm të serbëve, por edhe të shqiptarëve në Kosovë e Metohi”.
Për më tepër, presidenti i Serbisë, gjithnjë sipas Blic, ka folur edhe për politikat nacionaliste në rajon.
“Ishe ti, Hashim, që fole për Shqipërinë e Madhe, jo unë. Jonuz Musliu, po ashtu. Flisni hapur për këtë, ndërsa Brukseli nuk guxon të thotë se kush foli, por thonë – ulini tensionet”, citohet të ketë thënë Vuçiq, transmeton klankosova.tv.
“E kishit një obligim dhe nuk e përmbushët, e ky është Asociacioni i Komunave Serbe. Ne i përmbushëm të gjitha, numrin e telefonit, gjyqtarët, prokurorët… krejt. Ju? Asgjë, sepse e keni mbështetjen e numrit më të madh të vendeve të BE-së”.
Po ashtu, Vuçiq ka folur me inat edhe për një çështje tjetër, duke iu referuar Thaçit.
“Sikur të kishit 30 për qind shqiptarë në Mal të Zi nuk do të lënit gurë mbi gurë, e ne nga ta nuk kërkuam asgjë”, ka thënë Vuçiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?