LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kuvendi shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë

Kuvendi i Kosovës sot shënon tradicionalisht Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë.

“Qytetarë, studentë dhe nxënës (nga shtatë qendrat rajonale të Kosovës, transportin e të cilëve e ka organizuar Kuvendi) do të vizitojnë  ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Në njoftim po ashtu thuhet se në këtë ditë do të shpaloset Plani i veprimit për transparencë parlamentare dhe do të organizohen  aktiviteteve  të ndryshme  që e afirmojnë  ndërtimin e demokracisë.


Për nder të kësaj dite do të mbahen një varg aktivitetesh.