LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sërish në krizë, në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e sotme

Kuvendi sërish në krizë, në mungesë kuorumi ndërpritet seanca e sotme

Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme, pasi që nuk pati kuorum për të votuar projektligjet e mbetura nga seancat e kaluara.

Pas pauzës, kryeparlamentari Kadri Veseli hodhi në votim edhe një projektligj për të cilin votuan vetëm 46 deputetë, 40 pro dhe 6 kundër.

Veseli tha se me këtë ndërpritet seanca e sotme dhe pritet të mblidhet kryesia për të caktuar një seancë të re.


Ndryshe, kohëve të fundit Kuvendi po dështon shpesh që të votojë projektligjet e sjella për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancën e sotme ishin paraparë të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat plenare të mbajtura më 8, 14, 19, 28 qershor dhe më 5, 6 dhe 9 korrik.

Në këtë seancë, pas përfundimit të pikave të mbetura nga disa seanca të kaluara, ishte paraparë të hynte edhe një mocion i PSD-së, për të diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori