LAJMI I FUNDIT:

​Kuvendi nuk miraton rezolutën e AAK-së për projektin e gazsjellësit

​Kuvendi nuk miraton rezolutën e AAK-së për projektin e gazsjellësit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë miratuar rezolutën e prezantuar nga AAK-ja, pas debatit rreth 6 orësh për projektin e gazsjellësit në Kosovë.

Me 46 vota kundër dhe vetëm 21 vota për, rezoluta dështoi të miratohet në legjislativ, ani pse në fillim iniciuesi i debatit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kërkoi një konsultë paraprake për të gjetur konsensus brenda grupeve parlamentare.

Rezoluta e propozuar nga AAK dhe e përkrahur nga e tërë opozita:


REZOLUTË

1.Obligohet Qeveria e Kosovës të përcaktohet për alternativat strategjike të furnizimit me
energji dhe në afat sa më të shkurtër ta revidoj Strategjinë e Energjisë të Republikës së
Kosovës 2017-2026.

2.Ta informojë Kuvendin e Republikës së Kosovës për alternativat e furnizimit me energji
me informata të detalizuara ekonomike dhe strategjike.

3.Të bashkëpunojë me MCC si Agjenci Federale e SHBA-të që të zgjidhen sa më parë
dilemat e panevojshme të cilat i keni vendos me veprimet e fundit.

4.Të merren veprime konkrete për të mundësuar që buxheti prej 200 milion i destinuar nga Administrata Biden të shfrytëzohet sipas marrëveshjeve të deritashme me MCC dhe
studimeve që janë bërë nga ata deri me tani

5.T’i kërkoni falje Administrates Biden, Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe qytetarëve  të Kosovës për dëmtimet eventuale të raporteve me SHBA-të dhe të merrni veprime konkrete për rivendosjen e raporteve të sinqerta.

Pas përfundimit të debatit, kryetari i Kuvendit përmbylli punimet e seancës plenare, ku tha se njëjta seancë do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori