Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja. Përkrahje kësaj nisme ligjore i dhanë 74 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përfshirë pozitën dhe opozita. I njëjti u konsiderua i rëndësishëm për ruajtjen e ajrit nga ndotja, shëndetin e njeriut dhe faunës natyrore.
Në arsyetimin e projektligjit, para deputetëve doli ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Librun Aliu, i cili tregoi qëllimin e tij.
“Ky vendim për ndryshim të këtij Ligji është marrë pas vlerësimit të përshtatshmërisë së legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së. Hartimi i Ligjit të ri për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja ka për qëllim të rregullojë dhe sigurojë të drejtën e qytetarëve për të jetuar në një mjedis me ajër të pastër, duke mbrojtur shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit nga ndotja e ajrit”, u shpreh ministri Aliu.
Nevojën e miratimit të këtij Projektligji e arsyetoi edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi.
“Ndotja e ajrit është njëri nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve të parakohshme, sëmundjeve të tjera, sulmeve në tru, sëmundjeve të mushkërive, kancerit dhe astmës. Përveç ndikimit në shëndetin e njeriut, ndotja e ajrit ka ndikime edhe në mjedis, vegjetacion dhe faunë”, tha ajo.
“Në emër të Grupit Parlamentar mbështesim nismën ligjore për plotësim-ndryshimin, apo ligjin për mbrojtjen e ndotjes së ajrit. Në proces e sipër do të japim rekomandimet e nevojshme, veçanërisht tek pjesa e përmirësimit të cilësisë”, tha deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
Ani pse shprehu përkrahje, deputeti i LDK-së, Besian Mustafa tha se nuk është i bindur që ky Projektligj nuk bartë fare kosto financiare.
“LDK përkrah Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja. Natyrisht siç deklaruan edhe kolegët më parë, ndotja e ajrit është njëri prej problemeve më akute të qytetarëve të Kosovës. Mirëpo ju bëj thirrje ministrisë së linjës t’i kushtojnë vëmendje kalkulimit të kostos financiare. Nuk jam i bindur që ky Projektligj nuk bart fare kosto financiare”, tha ai.
Ndërsa, Pal Lekaj nga AAK tha se kontributin e tyre për këtë projektligji do ta japin në mes të dy leximeve.
“AAK e përkrah Projektligjin në shqyrtimi e parë për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe kontributin tonë do ta japin mes dy leximeve”, tha Lekaj. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët