LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vazhdon me seancën 91, 94 dhe 97

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut vazhdon me seancën 91, 94 dhe 97

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot janë caktuar vazhdime të seancës 91, 94 dhe 91.

Në rend dite të seancës së 97-të janë Ligji për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik dhe Ligji për mbikëqyrje inspektuese, të gjithë në lexim të tretë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Para deputetëve në vazhdimin e seancës së 94-t do të gjenden Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për subvencionim të kredisë banesore, Ligjit për detyrim të Republikës me kredi te Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për kredi dhe financim të Projektit për lehtësim të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, si dhe Ligji për plotësim të Ligjit për shërbim në URM.


Në rend dite të seancës së 91-të, mes pikave të tjera janë edhe Propozim ligji për ndihmë juridike pa pagesë, në procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor në lexim të parë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për subvencionim të kredisë banesore në lexim të parë, si dhe Propozim programi nacional për infrastrukturën hekurudhore për periudhën 2019 – 2021./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori