LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës hap sot projektin e binjakëzimit me Parlamentin hungarez

Kuvendi i Kosovës hap sot projektin e binjakëzimit me Parlamentin hungarez

Kuvendi i Kosovës do përkrahet nga ai hungarez përmes një projekti të binjakëzimit i cili do të nisë sot.

Ky është njoftimi që ka dhënë përmes një komunikate për media Kuvendi i Kosovës, ku thotë se sot do të hapet zyrtarisht projekti i binjakëzimit “Përkrahja e mëtejmë për Kuvendin e Kosovës”.

Ceremonia e hapjes do të zhvillohet në ambientet e Kuvendit, ku edhe do të takohen Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës me István Jakab, nënkryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.


Pjesë e këtij takimi do të jetë edhe shefi i zyrës së Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.