LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja: Letër-urimet janë standard në vende demokratike – në të kaluarën urimet e tilla i janë dërguar edhe kryeministrave tjerë

Kushtetuesja: Letër-urimet janë standard në vende demokratike – në të kaluarën urimet e tilla i janë dërguar edhe kryeministrave tjerë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ka reaguar pas polemikave se ky institucion ka shprehur urimet e saj me rastin e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të vendit.

Siç njofton Kushtetuesja, dërgimi i letrave të urimit përbën standard, gjë që theksohet se do të vazhdohet edhe në të ardhmen.

“Dërgimi i letër-urimeve me rastin e emërimeve të zyrtarëve më të lartë shtetëror në Republikën e Kosovës: President, Kryeparlamentar, Kryeministër, Kryetar i Gjykatës Supreme, Avokat i Popullit dhe bartës të tjerë institucional, ka qenë dhe do të mbetet praktikë e Gjykatës Kushtetuese edhe në të ardhmen”, thotë GJK-ja.


Gjykata Kushtetuese kishte uruar edhe liderët e partive tjera për zgjedhje nëpër pozita
Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese kishte uruar edhe liderët e partive tjera për zgjedhje nëpër pozita

Tutje theksohet se letër-urimet e tilla janë dërguar nga Gjykata edhe në rastin e zgjedhjes së kryeministrave pa dallim të përkatësisë partiake, pra si nga PDK, LDK, AAK dhe së fundi edhe LVV.

“Kjo pra assesi nuk duhet dhe nuk mund të perceptohet si “nënshtrim” ndaj asnjë institucioni tjetër, por ekskluzivisht dhe vetëm si shprehje e vullnetit të mirë për bashkëpunim ndër-institucional, me qëllim të promovimit dhe të mbrojtjes së kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend”.

LDK i reagon kryetares së Kushtetueses pasi e uroi Kurtin: Afërsia e GJK-së me Qeverinë, e paprecedentë
Lexo po ashtu LDK i reagon kryetares së Kushtetueses pasi e uroi Kurtin: Afërsia e GJK-së me Qeverinë, e paprecedentë

Reagimi erdhi pasi LDK më herët kishte shprehur brengosjen për siç thonë afërsinë e paprecedentë të Gjykatës Kushtetuese me Qeverinë – përkatësisht pushtetin.

“Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese ka qenë vlerë e jashtëzakonshme e pjekurisë demokratike të institucionit që për vite ka ruajtur kredibilitetin e vet. Pushteti i Gjykatës është i ndarë dhe i pavarur nga ai i Qeverisë dhe si i tillë duhet të mbetet gjithëherë”, thuhet në reagim.

Tutje sipas tyre, çdo afrim i kryetarës së Gjykatës, në emër të Gjykatës, qoftë edhe si urim, i paprecedentë e i pazakontë dhe mbi të gjitha anues, dëshmon për cenimin e kredibilitetit të institucionit në fjalë; në kohë kur paanshmëria është vlerë thelbësore e demokracisë.

Ndërkaq, ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, për klankosova ka thënë se një letër që i kishte dërguar Isa Mustafës në vitin 2014, nuk e kishte qëllim primar që ta uronte atë për zgjedhjen Kryeministër i Kosovës.

“Letra e ime është dërguar dy muaj pas zgjedhjes së Isa Mustafës si kryeministër dhe në atë letër e bëjë të qartë se arsyeja pse i shkruaj lidhet me çështjen e sigurimit fizik të objektit të gjykatës”,  është shprehur ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori