LAJMI I FUNDIT:

Kush është Tesilvan Basho që vrau çiftin rumun dhe skema e arratisjes nga burgu si në filma?

Kush është Tesilvan Basho që vrau çiftin rumun dhe skema e arratisjes nga burgu si në filma?

38-vjeçari Tesilvan Basho, i cili ishte konsideruar si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri është vënë në pranga nga policia e shtetit sot.

Mediat italiane shkruajnë se Tesilvan Basho, në 24 janar të vitit 2008, ka vrarë dy shtetas rumun, Ramona Nicoara dhe Valentin Dascalu, Viktimat ishin të fejuar me njëri tjetrin.

Pak përpara se të ndahej na jeta, Ramona tregon se kush e kishte qëlluar duke thënë se ai ishte shqiptar. Mbi të dy trupat u derdhën 11 plumba.


Tesilvan Basho në Itali njihej me nofkën Thesis. Pas vrasjes së dy rumuneve, ai largohet nga Italia, por arrestohet në Amsterdam. Nëpërmjet një urdhri të prokurorisë vendoset që ai të ekstradohet në Itali për t’u njohur me akuzën e vrasjes.

Në vitin 2016, Gjykata e Torinos, e dënon atë me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes, shfrytëzim prostitucioni dhe mbajtja dhe transportimi pa leje i armëve të zjarrit.

Por nuk kalon shumë kohë dhe ai po në të njëjtin vit, arratiset nga burgu i Rebibbos në Itali. Skema e arratisjes ishte nga ato që shihen edhe në filma.

Së bashku me dy shqiptar të tjerë, Ilir Pere dhe Mikel Hasanbelli, sharrojnë hekurat e qelisë dhe mbi të vendosin një këmishë me qëllim për të mbuluar hapësirën e krijuar nga prerja e hekurave. Ata kishin punuar për një kohë të gjatë në heshtje dhe askush nuk i kishte kuptuar.

Kur gjetën momentin e duhur, ata lidhin njëra pas tjetrës, çarçafë dhe batanije çka i mundësoi atyre zbritjen në tokë. E paqartë për autoritetet italiane ka qenë fakti nëse ata më pas janë larguar në këmbë apo ka qenë dikush jashtë duke i pritur.

Më pas Basho, mbetet i kërkuar i drejtësisë Italianë për veprat e akuzuara, për të cilat gjykata e Torinos e kishte dënuar me burgim të përjetshëm. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori