LAJMI I FUNDIT:

Kush është Sunil Chhetri, golashënuesi indian që po konkurron me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon

Kush është Sunil Chhetri, golashënuesi indian që po konkurron me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon

Të dielën, sulmuesi i Indisë, Sunil Chhetri, 37 vjeçar, bëri histori duke barazuar numrin e golave ​​të Peles dhe tani është prapa Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, në listën e golashënuesve më të mirë me kombëtare që janë ende aktivë.

Chhetri, shënoi dy herë kundër Nepal, duke e arritur numrin e 77 golave për Indinë, duke barazuar nivelin me Pelen dhe Ali Mabkhout (ende aktiv), në listën e të gjitha kohërave.

Përpara Chhetri dhe Mabkhout janë Messi (80 gola) dhe Ronaldo (112 gola).


Messi kohët e fundit u bë golashënuesi më i mirë i Amerikës së Jugut i të të gjitha kohërave, por Chhetri është vetëm tre gola prapa dhe mund të ëndërrojë ta kalojë atë.

Megjithatë, Chhetri dhe Mabkhout kanë shumë punë që të arrijnë më të mirin e të gjitha kohërave në Azi, pasi ai nder i takon iranianit Ali Daei, i cili me 109 gola është i dyti në listën e përgjithshme të të gjitha kohërave dhe Ronaldo e kaloi vetëm këtë vit.

Chhetri, i cili aktualisht luan për Bengaluru në Superligën Indiane, e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në vendin e tij.

37-vjeçari është golashënuesi rekordmen i Indisë. /Telegrafi/