LAJMI I FUNDIT:

Kush është Daniel Siebert, gjyqtari që ndanë drejtësinë në ndeshjen Milan – Chelsea

Kush është Daniel Siebert, gjyqtari që ndanë drejtësinë në ndeshjen Milan – Chelsea

Daniel Siebert do të ndajë drejtësinë në ndeshje Milan -Chelsea, ndaj më poshtë keni profilin e gjyqtarit gjerman që referon për herë të dytë një ndeshje për Rossonerët në karrierën e tij.

38-vjeçari është gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2015 dhe rekordi i klubeve italiane në ndeshjet e drejtuara nga gjermani është mjaft i favorshëm me vetëm një humbje në dhjetë ndeshje.

Siebert ishte arbitri në fitoren 1-0 të Milanit jashtë fushe ndaj Sparta Pragës në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në edicionin 2020-21, e vetmja ndeshje e Milanit që ai ka drejtuar deri më tani.


Ndeshja e vetme e humbur nga një klub italian me gjyqtarin gjerman në krye është ndeshja Inter -Real Madrid e sezonit të kaluar në San Siro, e fituar 1-0 nga lojtarët e Carlo Ancelottit. Sidoqoftë, Nerazzurrët fituan kundër Ludogorets në raundin e 32-të të Ligës së Evropës më 27 shkurt 2020.

Juventus ka grumbulluar një fitore dhe një barazim me gjyqtarin gjerman në fushë. Atalanta mori dy humbje, Napoli fitoi një ndeshje dhe Italia ka një rekord perfekt me dy fitore nga dy të drejtuara nga ai.

Siebert do të drejtojë një ndeshje të Chelseat për herë të parë në karrierën e tij të martën mbrëma (sonte).

Megjithatë, ai u emërua për finalen e Ligës së Kampionëve për grumpoasht e reja ndërmjet Bluve dhe PSG-së në vitin 2016, e fituar 2-1 nga skuadra angleze.

Ndeshjet më të rëndësishme që ai ka drejtuar në karrierën e tij janë ndoshta finalja e DFL-Superkupës midis Borussia Dortmund dhe Bayern Munich në gusht të vitit 2019 dhe një përplasje e raundit të 16-të të Euro 2020 midis Uellsit dhe Danimarkës.

Siebert ka marrë drejtimin e 143 ndeshjeve të Bundesligës, 13 në Ligën e Evropës, 10 në Ligën e Kampionëve dhe pesë në play-off të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

Real Madridi bën hap të madh drejt finales, vendos goli i Endrick

La Liga
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori