LAJMI I FUNDIT:

Kush e bëri ushtrinë? Thaçi e Haradinaj nisin betejën e re (Video)

Kush e bëri ushtrinë? Thaçi e Haradinaj nisin betejën e re (Video)

Vazhdojnë prplasjet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Përveç mospajtimeve lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, presidenti dhe kryeministri kanë nisur edhe një garë tjetër, se cili i ka meritat për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Menjëherë, pas votimit në Kuvend, të tri projektligjeve që lidhen me ushtrinë, presidenti Thaçi publikoi një video në Facebook në fokus të së cilës ishin deklaratat e tij të më hershme për formimin e ushtrisë.


Ndaj, kësaj videoje të presidentit Thaçi, ka ardhur kundërpërgjigja nga kabineti i kryeministrit Haradinaj.

Këshilltari i Haradinajt, Eroll Belegu ka publikuar një video tjetër nga vizita e kryeministrit në Akademinë Ushtarake “West Point”.

Belegu e ka shoqëruar videon me mbishkrimin “Ja si e bëmë ne [ushtrinë]”.

Të kujtojmë se kryeministri Haradinaj, pas kthimit nga vizita në SHBA ka deklaruar se Kosova shumë shpejt do të ketë ushtrinë e saj.

Haradinaj ishte  pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së ShBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington, ku Mattis  kishte konfiruar mbështetjen e fuqishme për FSK-në dhe procesin e ndërlidhur me transformimin e kësaj force në ushtri, konform planit strategjik të paraparë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Kalo në kategori