LAJMI I FUNDIT:

Kurum zbardh 4 arsyet e falimentimit

Kurum zbardh 4 arsyet e falimentimit

Kompania turke e prodhimit të hekurit, Kurum ka zbardhur arsyet që e kanë çuar në faliment, të cilat lidhen kryesisht me rënien e shitjeve nga kriza që ka përfshirë sektorin e ndërtimit në Shqipëri dhe rënien e çmimeve të hekurit në tregun ndërkombëtar.


Sipas të dhënave të bilancit të 2015 kompania Kurum raportoi të ardhura nga shitjet në 21.3 miliardë lekë me një rënie 13 për qind në krahasim më vitin 2014, teksa kompania ka frenuar zgjerimin e borxhit i cili ndodhet në të njëjtat kuota, përafërsisht në 37 miliardë lekë.

Në analizën që shoqëron të dhënat financiare të 2016 nga ana e shoqërisë konstatohet se në muajt në vijim te 2016 të mos ketë aftësi paguese për shlyerjen në kohë të detyrimeve. Mungesa e aftësisë paguese është evidentuar në muajt e fundit të vitit 2015, kur shoqëria ka reduktuar ndjeshëm aktivitetin e saj. Treguesit dhe arsyet e paaftësisë paguese argumentohen si më poshtë:

Së pari  aktiviteti i Kurum lidhet ngushtë me sektorin e ndërtimit. Dobësitë që po kalon sektori i ndërtimit në Shqipëri kanë çuar në rënie të shitjeve në treg. Për shkak të kësaj situate shitjet në vitin 2015 kanë rënë ndjeshëm.

Së dyti përkeqësimi i shpejtë i situatës në tregjet botërore të industrisë( tregjet e hekurit për ndërtim) ka ndikuar direkt në uljen e çmimeve të shitjes së hekurit në Shqipëri dhe për eksport. Kështu vetëm fakti që në vitin 2014 çmimi mesatar i shitjes së hekurit ka qenë 440-450 dollarë për tonë, ndërsa më 2015 këto çmimeve nuk kanë qenë më shumë se 340-350 euro për tonë.

Së treti shoqëria është pjesë e grupit Kurum Holding, grup me qendër në Gebze, Stamboll, Turqi dhe si e tillë vepron dhe ndjek politikat e grupit. Shoqëria Kurum inetrnational  ka relatuar pranë gjykatës se shoqëritë kryesore dhe të mëdha të grupit konkretisht Kurum San ve Dis Tic AS si dhe Kurum Holding AS kanë vështirësi të mëdha në likuiditete dhe janë në proces për aplikim në gjykatat e Turqisë për faliment në formën e riorganizimit dhe strukturimit, duke bërë edhe shpalljen e pamundësisë së tyre për likuidimin e detyrimeve afatshkurtra.

Sa katërti, bankat e nivelit të dytë në Shqipëri të cilat kanë financuar shoqërinë, kanë shprehur shqetësim për situatën, duke kërkuar informacion për përballimin e cash flow për 2016, si dhe duke njoftuar ndërprerjen e limiteve të kredive bankare që aktualisht shoqëria ka disponibël, konkretisht BKT, si dhe Tirana Bank, të cilat nuk e kanë rinovuar linjën e kreditit.

Pavarësisht se legjislacioni shqiptar sanksionon se çdo shoqëri në Republikën e Shqipërisë krijohet dhe regjistrohet si entintet më vetë, me kapital të sajin ekziston shqetësimi se Kurum Hodling në Turqi të ketë impakt në Kurum international në Shqipëri. Ky aspekt konkludohet duke nisur nga marrëdhëniet kontraktuale ndërmjet shoqërive, e cila sjell një efekt zinxhir edhe në kompaninë në Shqipëri.

Këto kanë qenë arsyet kryesore që sipas Kurum, shoqëria tashmë është përfshirë në procedura falimenti.  /Monitor/Telegrafi/

kurum