Në prag të Ditës së Flamurit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se investimet e Shqipërisë në Kosovë gjatë vitit 2022 kanë qenë rreth 80 milionë euro. Sipas tij, këto investime janë rritur ndjeshëm dhe se lëvizja pa kontroll e qytetarëve ka ndihmuar rritjen e turizmit. Kështu u shpreh ai në Forumin e Zhvillimin Rajonal Kosovë-Shqipëri, e cila u mbajt në Gjakovë.
Kryeministri Kurti deklaroi se marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë hapin mundësi të reja për ndërmarrësit, studentët e qytetarët.
“Nga gjithsej 184 marrëveshje, vetëm gjatë këtyre dy viteve e gjysmë midis dy qeverive, të dy republikave tona, janë arritur dhe vënë në zbatim 58 marrëveshje të reja, ose gati 1/3 e të gjitha marrëveshjeve. Me ritëm gati katër herë më të shpejtë se gjatë gjithë viteve të mëparshme. Suksesi ka vlerë kur në vend të vetëkënaqësisë nxit vetëbesimin për suksese tjera. Në rrugëtimin tonë ka sukseset, nuk jemi as vetëm e as në shtigje të pa shkelura. Kjo është rruga e shtruar nga Bashkimi Evropian i sotëm dhe tregu i përbashkët evropian i dikurshëm. Andaj duhet të ecim më shpejt kah tregu ynë i përbashkët, kah sistemet dhe mekanizmat e përbashkëta, kah bashkimi doganor, kah çdo për-bashkim që na shërben dhe na bën gati për t’u integruar edhe në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai.
Kurti shtoi se lehtësimi i tregtisë me heqjen e barrierave tregtare dhe promovimi i lëvizjes së lirë janë hapa të rëndësishëm drejt integrimit të përbashkët ekonomik.
“Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 në vitin 2022 janë rritur ndjeshëm dhe shprehur në vlera në vitin 2019 ishin 15. 2 milionë euro, ndërkaq në vitin 2022 kanë mbërritur shifrën prej 79.7 milionë euro. Lëvizja pa asnjë kontroll e qytetarëve tanë gjatë sezonit veror, qershor-shtator si dhe gjatë fundjavave, është një tjetër sukses i rëndësishëm i bashkëpunimit tonë. Ky lehtësim i lëvizjes ka ndihmuar rritjen e turizmit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë. Kësisoj në vitin 2022 vetëm në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë kanë kaluar rreth 8. 2 milionë qytetarë”, shtoi Kurti, raporton kp.
Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj ka numëruar disa nga konkluzionet e takimit të sotëm, ku theksoi se bashkëpunimi ndërkufitar është i domosdoshëm për zhvillimin e zonave kufitare.
“Ministria e Zhvillimit Rajonal të adresojë pabarazitë rajonale, përfshirë përgatitjen e rekomandimeve për qeveri për t’i adresuar këto çështje. Forumi i sotëm të jetë një iniciativë e cila mund të trajtojë në të ardhmen edhe tema të tjera. Bashkëpunimi ndërkufitar i domosdoshëm për zhvillimin e zonave kufitare, i cili ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Universitetet mund të luajnë rol të rëndësishëm në shkëmbimin e përvojave të studentëve dhe kuadrove që mund të kontribuojnë në zhvillimin rajonal. Shoqatat e turizmit kontribuues të veçantë në zhvillim të turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë”, përfundoi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës